Kam dy mijë vjet që po jetoj,
Që kur Jisui erdhi këtu
Jeta ime nuk do të mbarojë
Se kurrë s’mbaron jeta e Tij.
Ç’nuk kam hequr në këto vite,
Luftëra, skamje, plagë e gjak,
Por Krishti më dha shpresë dhe jetë,
I krishterë unë mbeta prapë.
Kurrë nuk u ndava nga shenjtorët,
Me gjak u shkruajt historia,
Nuk na mposhtën dot taborrët,
Mbetën gjallë orthodhoksët
Llukan Stavro
Tepelenë