Kemi shkruar shpesh për abuzimet që janë bërë me pronat e Kishës. Për vendime të padrejta gjyqësore dhe mosinteresim të autoriteteve përkatëse. Ndaj, me kënaqësi vërejmë se kohët e fundit janë dhënë disa vendime gjyqësore, që afirmojnë këto të drejta të shkelura. Kënaqësi, që, sidoqoftë, mbetet të plotësohet, pasi me gjithë formën e prerë të vendimeve – ende nuk është zbatuar asnjëri prej tyre.