EmailFacebookKontakt

Hipokrizia

Shën Grigori i Nisës përmend këtë episod: Dikush kishte stërvitur një majmun që të kërcente, duke u sjellë si njeri. E kishte veshur me rroba aristokrati dhe i kishte vënë maskë. Të gjithëve u dukej si një fëmijë i vogël që vallëzonte… Por, një spektator deshi ta vinte në provë. Ai i hodhi disa banane dhe majmuni menjëherë e ndërpreu kërcimin dhe, duke e shqyer maskën e tij, filloi të hantë në një cep të skenës.

Dhe shën Grigori përfundon: “Kështu ndodh edhe me hipokritët, të cilët sapo iu paraqitet ndonjë interes i tyre, e harrojnë “maskën” dhe veprojnë si kafsha.”