Veproi gjatë shekullit të 4-t. I biri i dhjakonit Kristoforit (ose Kristodulit), ai lindi në veriperëndim të Azisë së Vogël. Fillimisht ishte analfabet. Peshkonte dhe të gjitha sa zinte ua ndante të varfërve. Tepër besëmirë dhe i shquar në moral, u zbukurua që herët me dhuratën e çudibërjes. Ndaj, episkopi i tij e hirotonisi prift dhe më vonë mitropoliti i të gjithë zonës e bëri Lampsakun kryeprift të qytetit bregdetar idhulltar të Dardaneleve. Aty ai, duke u dalluar me sukses në virtyt dhe në mrekullira, i ktheu banorët e tij.
Udhëtoi në Kostandinopojë, mori para dhe leje nga Kostandini i madh (21 Maj), për të rrafshuar altarët e paganizmit dhe të ndërtonte kishë. Mrekullitë e tij kishin të bënin në mënyrë të veçantë me shërimin e të pushtuarve nga demonët, por dhe të sëmundjeve të ndryshme, si p.sh të një të verbri dhe një gruaje të sëmurë nga kanceri. Gjithashtu, vrau duke fryrë një qen të egër që iu vërsul; ngjalli tre të vdekur (njëri nga të cilët punonte për ngritjen e kishës dhe e kishte pllakosur karroca e tij, kur me veprim djallëzor i nxitën qetë e saj); hodhi kripë në det dhe vetëm atëherë, pas shumë kohësh, peshkatarët zunë përsëri peshq. Kuptoi se shkaku i sëmundjes së rëndë të një mitropoliti ishte tamaqarllëku dhe pashpirtësia e tij dhe ai u bë mirë kur iu bind shenjtit dhe i dha pasuritë e tij lëmoshë. U lut në kohë thatësire dhe ra shi, profetizoi dorëzimin e një dhiaku të devotshëm në episkop. Fjeti në paqe dhe u varros në kishën që kishte ngritur.
At Ju.