EmailFacebookKontakt

Të kontribuojmë në pajtimin

Le t’i lutemi Perëndisë që është pa fillim dhe pa fund, para të Cilit “mijëra vjet… si dita e djeshme” (Psalm. 89:4):

Që të ndriçojë të gjithë njerëzit për t’i thënë jo më luftës, jo konflikteve të përgjakshme, jo terrorizmit;

Që të çlirojë udhëheqësit e të gjitha niveleve nga arroganca e hipokrizia dhe t’u falë atyre fuqinë për të punuar për një shoqëri më të drejtë dhe paqësore.

Le të përpiqemi edhe ne personalisht me guxim, me më shumë mirësi dhe përulësi për të përmirësuar marrëdhëniet me njerëzit që kemi përreth, për të kontribuar në pajtimin dhe paqen dhe të ngrejmë jetën nga ana cilësore.

Le t’i urojmë njeri-tjetrit, dhe në veçanti rinisë sonë, që të mos thyhet shpresa dhe fryma krijuese.

Gëzuar, për shumë vjet me bekimin e Perëndisë!