– Nga Maksim Rrëfyesi –
Ai që do Perëndinë, jeton jetën engjëllore mbi tokë. Kreshmon e lutet për çdo njeri dhe mendon gjithmonë të mirën.
“Ai që dashuron,- thotë Zoti,- do të zbatojë porositë e Mia. Dhe porosia Ime është, që të doni njëri-tjetrin. Ai që nuk do të afërmin e tij, nuk zbaton porosinë e Zotit. Dhe ai që nuk zbaton porosinë e Zotit, as vetë Zotin nuk mund ta dojë.
Kur duam të bëjmë një të mirë, të mos kemi si qëllim që t’iu pëlqejë njerëzve, por Perëndisë. Çdo gjë ta bëjmë vetëm për lavdi të Perëndisë.
“Unë iu them,- tha Zoti,- të doni armiqtë tuaj; dhe bëjuni mirë atyre që iu urrejnë; dhe lutuni për ata që iu dëmtojnë” (Matth. 5:44). Përse e dha këtë porosi: Që të na çlirojë zemërimi e dëshpërimi dhe të na bëjë të denjë të marim dashurinë e Tij të përkryer.
Atë që deri dje e lavdëroje për të mirë, mos e merr nëpër gojë sot, sepse të tha një fjalë të keqe. Ti vazhdo ta lavdërosh ende.
Mos e ndyj trupin tënd me vese të këqija dhe shpirtin tënd me mendime dinake. Atëherë, paqja e Perëndisë do të vijë tek ty dhe do të sjellë dashuri.