I dashur Fortlumturia Juaj, Kryepiskop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë Anastas!
Ju falenderojmë nga zemra në emër të kolektivit pedagogjik, nxënësve dhe prindërve, për ndihmën shumë të çmuar që Kisha Orthodhokse i ka dhënë institucionit tonë, në kushtet e ndërtimit të godinës së re. Si rezultat i saj, shkolla ka marrë pamjen e një shtëpie të këndshme…
Ju na keni bekuar dhe na keni thënë, se Perëndia nuk do të na braktisë. Dhe vërtet, në sajë të bekimit Tuaj dhe dashurisë së Perëndisë ne kemi arritur të gjitha këto rezultate. Ne jemi me Zotin dhe Ju, i dashur Hirësi.
Ju urojmë shëndet e lumturi!
Me dashuri, respekt e mirënjohje të thellë.
Kolektivi mësues, nxënës e prindër i Shkollës së handikapatëve, Durrës.
Drejtoresha, Vasilika Konduri
Ne, prindërit e Shoqatës së fëmijëve me zhvillim të vonuar mendor, me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të ri 2000, ju urojmë dhe falenderojmë për ndihmat që na u dhanë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë dhe Kryepiskopi Anastas…
Ne, familjet e këtyre të sëmurëve i morëm këto dhurata në pragun e festës së Krishtlindjeve dhe ju jemi shumë mirënjohës Kishës suaj e drejtuesve të saj, të cilët Perëndia i bekoftë në jetën e tyre të përditshme, që ndihmojnë këta njerëz shumë të sëmurë e të varfër.
Gëzuar festat!
Nga prindërit e fëmijëve të sëmurë të shoqatës.