Në mbrëmjen e datës 24 dhjetor, në prag të vigjiljes së Krishtlindjeve, u dëmtua themeli i murit rrethues të kishës “Shën Maria”, në Divjakë. Kjo u bë nga z. Josif Rudha, i cili disa ditë më parë kishte penguar mbarimin e punimeve të mbetura nga viti 1997, 32 metra të pambaruara për shkak të një konflikti të shkaktuar po nga ky person.
Kishës “Shën Maria” në Divjakë i janë kthyer fizikisht 12 dynymë tokë nga Komisioni i pronave, ndaj u përdor dhe fondi i dhënë nga Kryesia e Kishës në Tiranës dhe punimet u bënë që në vitin 1997. Por pati presione e synime për përvetësim të territorit të kishës, si rezultat i pangopësisë së individëve, probleme që ende nuk po arrijnë që të mbyllen.
Korresp. i “Ngjalljes”