EmailFacebookKontakt

Kryepiskopi Anastas dekorohet me Urdhrin e Stavroforëve Orthodhoksë të Varrit të Shenjtë

Në 5 janar, gjatë qëndrimit në Vendet e Shenjta (për të marrë pjesë në kremtimet Orthodhokse të Krishtlindjeve sipas kalendarit të vjetër, më 7 janar), Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastasit, iu akordua nga Patriku i Jeruzalemit Diodori, nderimi i lartë i Urdhrit të Stavroforëve Orthodhoksë të Varrit të Shenjtë.