Fundi i vitit shënoi në qytetin me tradita të Shkodrës një ceremoni të veçantë: Tre klerikë të qytetit u shpallën nga bashkia “Qytetar nderi”; një për secilin komunitet; katolik, mysliman dhe orthodhoks.
Ishte edhe prifti orthodhoks i qytetit, At Aleksandër Petani, i cili u nderua me këtë titull, me motivacionin, se së bashku me krerët e komuniteteve të tjera fetare, kanë kontribuar në krijimin dhe ruajtjen e një klime harmonie e bashkëjetese fetare midis banorëve, veçanërisht gjatë situatave të turbullta të vitit 1997.