“Kontributi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
për bashkekzistencën paqësore në Ballkan”
– Nga Fjala e Kryepiskopit Anastas në Asamblenë e Konferencës Botërore për Fenë dhe Paqen –
…Gjatë 8 vjetëve të fundit pozicioni që
ne kemi mbajtur vazhdimisht në deklarata
publike, gazetat, konferencat dhe në çdo
rast tjetër, ka qenë:
Çdo fe është e thirrur të zhvillojë atë
çfarë është me të vërtetë e thellë dhe e bu-
kur në atë çka ajo zotëron dhe me këtë ta
drejtojë shoqërinë civile në një rrugë paqë-
sore dhe progresive…
Kriza në Kosovë i dha Kishës një mu-
ndësi të përjetojë në një situatë të vështirë,
këto principe të respektit për të tjerët, pa-
varësisht nga çfarë ata besojnë ose besonin.
… Nga fundi i vitit 1998, kur më shumë
se 22500 refugjatë kishin hyrë në Shqipëri,
tërhoqëm vëmendjen e kishave të tjera në
Evropë dhe Amerikë. Kështu ne ofruam
përkrahjen tonë tek më shumë se 1/3 e të
ardhurve.
Muaj më vonë, kur qindramijëra koso-
varë të besimit mysliman erdhën në
Shqipëri… Kisha organizoi një përpjekje
në shkallën më të lartë, si duke mbledhur
të ardhura nga jashtë ashtu edhe duke
mobilizuar të gjithë anëtarët e saj klerikë,
laikë, studentë dhe të rinj, që të marrin
pjesë në këtë përpjekje të dashurisë.
Brenda pak orëve, pas apelit tonë dre-
jtuar Kishave të tjera, ishin mbledhur 1.7
milion dollarë, pa harruar së përmenduri
që 10 milionë dollarë ishin mbledhur që
përpara. Me to, Kisha koordinoi përpjekjen
e shpërndarjes të më shumë se 400 tonë
ushqimesh dhe ndihmën tek refugjatët në
kampe të ndryshme. Ne gjithashtu shpër-
ndamë pako me ushqime tek më shumë
se 24 mijë të ardhur, që u strehuan nëpër
familje…
Pas kthimit të refugjatëve në shtëpitë
e tyre, Kisha mori një numër të madh fale-
nderimesh dhe shprehje mirënjohjeje nga
vetë ata…
Ne do të vazhdojmë kontributin tonë për
refugjatët kosovarë në Shqipëri dhe do të
ndihmojmë gjithashtu familjet që janë
kthyer në Kosovë (disa nga bashkëpunëto-
rët tanë i kanë vizituar ata në shtëpitë e
tyre, duke bashkëpunuar me anëtarët e
përfshirë në ACT – (Action of Churches To
ge ther)-Progr ami Emergjent për Kosovën).
…Në një tjetër Apel (24 qershor 1999),
ne theksonim se “pas ndërprerjes së lufti-
meve, të gjitha fetë ftohen që të bashkë-
punojnë për paqen e pajtimin. Respekt i
veçantë kërkohet ndaj çdo simboli dhe mo-
numenti fetar (kishë, xhami, teqe, mana
stir). Kusht bazë për paqen dhe drejtësinë,
që kërkojmë që të gjithë në rajonin tonë,
është, para së gjithash, respektimi i
gjithçkaje që i është kushtuar Perëndisë.
Kur shkatërrohen monumente kulti, atë-
herë goditet gjëja më e çmuar dhe shpre-
sëdhënëse që është ruajtur në shekuj… Në
të gjithë Ballkanin, dhe veçanërisht tani
në Kosovë, komunitetet e ndryshme fetare,
duke u frymëzuar nga shtresat më të
thella e më të mirëfillta të doktrinës dhe
të traditës sonë, jemi thirrur që të bëhemi
punëtorë të frymëzuar të pajtimit dhe të
paqes. Të jemi në vijën e parë në ndërtimin
e një shoqërie të lirë e të drejtë, që të re-
spektojë lirinë fetare dhe veçantinë e
tjetrit, i cili, pavarësisht se çfarë beson ose
në se beson, nuk pushon së qeni krijesë e
Perëndisë dhe vëllai ynë.”
Si përmbledhje, që një vizion bashk-
ekzistence paqësore midis komuniteteve
fetare në Evropën Juglindore të bëhet rea-
litet, nevojiten nisma të reja, me mendim
krijues e një perspektivë më të gjerë. Të
gjitha komunitetet fetare duhet të kër-
kojnë… nga thellësitë e mësimit të tyre dhe
faqet më të mira të traditës, duke e vënë
theksin te respektimi i sinqertë për çdo
qënie njerëzore dhe duke luftuar për
zhvillimin dhe mbizotërimin e këtyre
parimeve nëpërmjet etosit të lidershipit
dhe edukimin e anëtarëve të tyre.
Duhet të theksohet, se çdo tip i luftës në
emër të fesë është një ofendim kundër fesë.
…Qëllimi ynë finalështë ky: me kontri
butin aktiv të të gjithë komuniteteve fetare,
le të pëparojmë drejt një bashkësie të gjerë
paqeje dhe solidariteti, që siguron drejtësi
e dinjitet njerëzor për çdo person, për çdo
popull e për çdo minoritet dhe kjo të çon, së
fundi, në një kulturë më të thellë, humane.