EmailFacebookKontakt

Aman – Jordani / Asambleja e 7-të e Konferencës Botërore për Fenë dhe Paqen

Aman – Jordani
Asambleja e
Në datat 26-29 nëntor zhvilloi
punimet në Aman të Jordanisë,
Asambleja e 7-të e Konferencës
Botërore për Fenë dhe Paqen. Në
të mori pjesë aktivisht Kryepi-
skopi, Prof. Dr. Anastasi. Gjitha-
shtu, pjesëmarrës nga Shqipëria
ishin edhe zotërinjtë Selim Stafa
e Bujar Mullahi nga Komuniteti
Mysliman dhe At Xhorxhio Fre-
do, Vikar i përgjithshëm i Arki-
dioqezës Katolike Durrës-Tira-
në. Ndërsa nga Kosova merrnin
pjesë Myftiu Dr. Rexhep Bojaj,
ipeshkvi katolik Mark Sopi etj.
7-të e Konferencës
Konferenca Botërore për Fenë
dhe Paqen është një organizatë
ndërfetare, që ndihmon fetë e
ndryshme për të bashkëpunuar
me njëra-tjetrën dhe e bazon
veprimtarinë në respektin reci-
prok ndërfetar. Ajo ka punuar një
kohë të gjatë në Bosnje, duke ndi-
hmuar në bshkëpunimin ndër-
fetar. Tani Konferenca po punon
edhe në Kosovë, duke nxitur ko-
munitetet e atjeshme fetare për
të komunikuar e bashkëpunuar
me njëri-tjetrin.
Forumi i Amanit kishte rea-
Botërore për Fenë dhe Paqen
lizuar mbledhjen së bashku të
komuniteteve fetare, me qëllim
që të gjykonin, duke u pozicionuar
drejt, për pajtimin dhe zhvillimin
e besimeve fetare në Evropën Jug-
lindore, duke i ftuar ato për një
bashkëpunim konstruktiv dhe
duke kultivuar ndjenjën e tolera-
ncës, paqes dhe drejtësisë. Fo­
rumi i filloi punimet me përshë-
ndetjen e Sekretarit të Përgjith-
shëm të Konferencës për Fenë
dhe Paqen, Dr. William Vendley.
Më pas u kalua në seancat
plenare. Në seancën e dytë, Krye-
piskopi Anastas ishte në rolin e
Moderatorit dhe mori pjesë mjaft
aktivisht në diskutimet e bëra,
veçanërisht për problemet e Ball-
kanit. Në të u zhvillua debati me
temë: “Identifikimi i problemeve
të përbashkëta dhe aftësia e ko­
muniteteve fetare për të gjetur
zgjidhje të reja”. Me mjaft interes
u ndoq nga të pranishmit kumte-
sa e Fortlumturisë së Tij, Prof Dr.
Anastasit me temë: “Kontributi
i Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë për bashkekziste-
ncën paqësore në Ballkan”.