EmailFacebookKontakt

“Nuk ka asnjë tjetër mes kishave pjesëtare të KBK…”

“Nuk ka asnjë tjetër mes kishave pjesëtare të KBK, që të ofrojë
njëpërvojë ringjalljeje kaq të dukshme…”
– Aleksandër Belopopski është sekretar për Evropën në Këshillin
Botëror të Kishave. Ai është orthodhoks nga Britania e Madhe,
Dioqeza e Patrikanës Ekumenike. Më parë ai ishte Sekretar i
Përgjithshëm i SYNDESMOS. Gjatë njërës prej pauzave të
mbledhjeve të Komitetit Qendror të KBK, i drejtuam disa pyetje –
– Mund të na thoni diçka për veprimtarinë tuaj…
– Mandati i Sekretarit për Evropën është i gjerë, por mund të
themi se punojmë në tre drejtime kryesore: Së pari, është për-
gjegjësia për koordinimin e punës së diakonisë, veprave sociale
dhe më pak atyre me karakter ndihmash humanitare të KBK.
Këto kryhen kryesisht nëpërmjet zyrës së ACT. Së dyti, punohet
për mbajtjen dhe forcimin e lidhjeve me kishat në Evropë. KBK
ka anëtare rreth 100 kisha evropiane, me rreth 300 milionë besim-
tarë të krishterë. Si pjesë e kësaj, ne jemi të lidhur edhe me çdo
organizatë ekumenike që vepron në Evropë, veçanërisht me Kon-
ferencën Evropiane të Kishave. Së treti, ne punojmë për të qenë
një pikë koordinimi për të gjitha problemet evropiane në sferën e
KBK, duke asistuar programet dhe prioritetet në lidhje me to.
– Cili është pozicioni dhe prania Orthodhokse brenda
strukturave të Këshillit Botëror të Kishave?
– Si Kisha Orthodhokse, ne jemi në një pozicion unik në
bashkëpunimin që ka të bëjë me KBK. Vendimi i Asamblesë së
Harares, për të krijuar një Komision special për marrëdhëniet
midis Kishave Orthodhokse e Protestante në gjirin e KBK, është
i një rëndësie historike e mundësi unike. Shohim se ka edhe disa
vështirësi në motivimin e disa kishave orthodhokse për pjesë-.
marrjen në këtë proces, pasi nuk arrijnë të shohin të gjitha
mundësitë që ofrohen nëpërmjet tij. Por sidoqoftë, me gjithë
problemet, Kishat Orthodhokse
dëgjuara dhe pozicionet e tyre
respektohen më shumë.
Pozitive, megjithë kufizimet
në marrëdhëniet në rrafshin e
gjërë, të bëjnë marrëdhëniet e
ekumenizmit lokal. Në histo-
rinë e krishterë asnjëherë më
parë nuk ka pasur në Evropë
kaq shumë takime e kontakte
e ndiejnë, se tashmë janë më të
Vendi i veçantë që zë Shqipëria në Këshillin Botëror
të Kishave… është i lidhur ngushtë me personalitetin e
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i cili është
shumë i njohur në Lëvizjen Ekumenike Botërore. Prania
e Tij këtu në Këshillin Botëror të Kishave është
ekstremisht e vlefshme, unike dhe pozitive.
mes traditave të ndryshme. Rritja e diasporës orthodhokse në
Evropën Perëndimore dhe hapja mbas rënies së regjimeve komu-
niste të Evropës Lindore, zhvillimet dhe marrëdhëniet e reja ndër-
kombëtare, kanë bërë që të krishterë të takojnë të krishterë të
tjerë si kurrë më parë; të mësojrië për njëri-tjetrin, të rritin da-
shurinë e vlerësimin e trashëgimisë së ndërsjelltë. Tani që hyjmë
në mijëvjeçarin e tretë, mbase është më e lehtë të kujtojmë, se të
krishterët në Evropë ndajnë së bashku 20 shekuj historie e besimi.

– Cila ështëpjesëmarrja orthodhokse në administratën e
KBK?
– Në të, orthodhoksët përfaqësojnë rreth 20 për qind të stafit
ekzekutiv, i cili emërohet nga Kishat dhe është përgjegjës për
realizimin e programeve. Duhet theksuar, se megjithëse shumica
vijnë nga Kisha të tjera, stafi orthodhoks është në rritje në pro­
porcion me të tërën dhe në të po përfshihen shumë të rinj nga
vende të ndryshme.
Në foto: Kryepiskopi Anastas në një konferencë shtypi në mjediset e
KBK
– Ç’vend zë Shqipëria dhe dhe Kisha Orthodhokse
Autoqefale e shqipërisë në planet e KBK?
– Shqipëria, e veçanërisht Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë, ka me të vërtetë një rol special për Këshillin Botëror
të Kishave dhe jo vetëm për Evropën. Së pari, mendoj që kjo vjen
për faktin, se nuk ka asnjë tjetër mes Kishave pjesëtare të KBK,
që të ofrojë një përvojë ringjalljeje kaq të dukshme të jetës të saj,
të besimit, në gjithë veprimtarinë e vet, e gjitha mes një tranzicioni
kaq të vështirë.
Së dyti, kjo është e lidhur ngushtë me personalitetin e
Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, i cili është shumë i
njohur në Lëvizjen Ekumenike Botërore. Prania e Tij, këtu në
Këshillin Botëror të Kishave
është ekstremisht e vlefshme,
unike dhe pozitive.
Veprimet dhe përgjigjja që
Kisha juaj i ka dhënë turbulli-
rave që ka kaluar vendi, kanë
qenë tëpër të vlefshme dhe uni­
ke, gjë që ka nxitur shumë
partnerë të lëvizjes Ekumenike
të japin kontributin e tyre. Përgjigjja e Komunitetit Ekumenik
Botëror ndaj krizës në Kosovë dhe veçanërisht ndaj apeleve të
KOASH është një nga përvojat më të rëndësishme të përgjigjes
ndaj një emergjence në të gjithë vitet e fundit. Që me thirrjen e
parë u mblodhën për asistence ndaj refugjatëve viktima të luftës,
miliona dollarë, ku një pjesë substanciale e saj u lëvrua nga Kisha
Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Dhe puna e bërë është me
të vërtetë impresionuese jo vetëm për Shqipërinë, por edhe në
rang botëror.
Edhe në të ardhmen, si WCC, ne shpresojmë të vazhdojmë
dhe forcojmë bashkëpunimin me Kishën Orthodhokse Autoqe­
fale të Shqipërisë, që ajo të mund të vazhdojë shërbimin dhe zhvi-
llojë veprimtarinë e saj. Por edhe që KOASH të bëhet shembull
për Kishat e tjera, se çfarë do të thotë të jesh një Kishë plot besim
dhe e përkushtuar në traditën tënde dhe njëkohësisht edhe e
angazhuar në shoqëri. Dhe unë mendoj, se kjo është mjaft e
rëndësishme në Evropën e sotme.