EmailFacebookKontakt

Kur do të vijë Biri i njeriut

Në jetën e përditshme shumë
njerëz dialogojnë me njëri-tjetrin
për ardhjen e dytë të Zotit tonë
Jisu Krisht. Disa mendojnë se do
të vijë pas tërmeteve dhe luftra-
ve të shumta që do të zhvillohen
në botë, disa pas përmbytjeve e
krijimit të një varfërie, si edhe
një grup tjetër, të cilët nuk beso-
jnë në ardhjen e Birit të Njeriut.
Besimtari i mirë jeton për çdo
çast me ardhjen e Zotit. Besimta-
rët përpiqen vazhdimisht që të
jenë të gatshëm në çdo kohë të
jetës së tyre, sepse Biri i Njeriut
do vijë atëherë kur ata nuk e pre­
sin. Në Shkrimin e Shenjtë thu-
het: “Tani sa për atë ditë dhe për
atë orë, askush se di, as engjëjt
e qiejve, por vetëm Ati im”. Po,
ç’duhet të bëjmë që ta presim
Zotin tonë siç Ai e dëshiron?
“Sepse ardhja e Birit të Njeriut do të jetë sikurse vetëtima që del në
lindje e duket deri në perëndim” (Matheu 24:27)

Çdo besimtar dhe shërbëtor
besnik i Zotit duhet të jetë përhe-
rë në veprim, duke u dhënë të tje-
rëve ushqimin shpirtëror në ko-
hën e duhur. Besimtari i mirë,
gjithashtu duhet që të lutet va­
zhdimisht, të kreshmojë, të ndih-
mojë të sëmurët dhe të varfrit,
të ketë dashuri ,të jetë i ndërgjegj-
shëm, të dijë të falë etj. Por vallë
a i zbatojmë ne këto porosi të
Zotit dhe të tjera si këto, që të
jemi të drejtë përpara Tij, duke
pritur me shpresë ardhjen dhe
gjykimin e Tij të drejtë?
Shpeshherë na pushton ndje-
nja e kryelartësisë, euforizmit,
vetkënaqësisë, urrejtjes, shkatë-
rrimit pabesësisë etj. Sa më
pranë Perëndisë të ndodhemi, aq
më pak do të ndikohemi nga këto
ndjenja negative, nga kjo jetë e
e shfrenuar dhe e pasigurt nga
prania e farisejve dhe hipo-
kritëve. Duke iu shmangur fak-
torëve negativë të jetës shoqë-
rore dhe, duke pasur si qëllim
themelor të jetës sonë bashk-
ekzistencën me Krishtin dhe
shpëtimin e shpirtit, ne jemi të
bindur dhe të gatshëm për ta
pritur, ashtu siç duhet ardhjen
e Birit të Njeriut.
Pyetjes se kur do të vijë Biri i
Njeriut çdo besimtar i përgjigjet,
duke lexuar Shkrimin e Shenjtë.
Në Ungjillin sipas Matheut (K.
24:29-30) thuhet: “Dielli do të
erret e Hëna nuk do të japë dri-
tën e vet, yjet do të bien nga qielli
dhe fuqitë e qiejve do të tron-
diten, atëherë do të duket në qiell
shenja e Birit të Njeriut dhe të
gjitha kombet e dheut do të
mbajnë zi dhe do ta shohin Birin
e Njeriut, duke ardhur mbi retë
e qiellit me fuqi e lavdi të
madhe”.
Ndaj duhet të përgatitemi, sa
nuk është vonë, për ta pritur
këtë ditë të shenjtëruar, që
shpirtrat tanë të bashkëjetojnë
përherë në paqe, me Atë që na
ka krijuar dhe që na ka dhuruar
jetën e amëshur. Amin.
M. Çuko