Tiranë
Leksion për besimtarët në
Kishën e Ungjillëzimit
Ditën e martë, 14 dhjetor, në Kishën
“Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, në Tiranë,
u zhvillua një veprimtari shumë inte-
resante. Besimtarë orthodhoksë, të njo-
ftuar që të dielën gjatë Liturgjisë Hyjnore,
u mblodhën për të ndjekur leksionin e At
Peter Gillquist “Mrekullia e Krishtli-
ndjeve”.
At Peter është një prift orthodhoks i
mirënjohur, nga Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, nga Mitropolia e Patrikanës së
Antiokisë. Ai ka dhënë leksione në shumë
vende të botës dhe është autor i shumë
librave.
Korresp. i “Ngjalljes”