Nga shenjtorët e muajit
Shën Stefani, Martiri i parë
(26 dhjetor)
Zgjedhja si kryedhjakon
Pas Ngjitjes së Zotit në Qiell,
turmat e besimtarëve, me pre-
dikimin e përditshëm dhe me jetën e
shenjtëruar të Apostujve, shtoheshin
në mënyrë të habitshme. Si një
shprehje e bashkimit që sjell Shpirti
i Shenjtë kryheshin të
quajturat “dashuritë”
(agapis). Ishin darkat e
mëdha që shtroheshin
në shtëpinë e ndonjë
besimtari, me shpenzi-
met e tij, për të krishte-
rët e varfër. Shërbimi në
to kryhej me anën e
shortit. Pas darkës jepej
Kungata e Shenjtë. Por
disa ankoheshin se më-
njanoheshin në shër-
bim, ndaj apostujt ftuan
besimtarët që të zgjidh-
nin shtatë burra të
mbushur nga Shpirti i
Shenjtë (dhiakonë), që
të merrnin përsipër
këtë përgjegjësi. I pari
ishte Stefani “burrë i
mbushur me Shpirtin e
me besim.”
StefaniShën
Shenjtë dhe
Pasi u bë zgjedhja, populli i solli
para të dymbëdhjetëve. Apostujt,
pasi u lutën, vunë mbi ta duart e tyre
të shenjta dhe u trasmetuan Hirin e
Shenjtë, sepse pa hirin është e pa-
mundur të përballojnë veprën e tyre
të vështirë, ashtu siç lisui na
predikon: “Sepse pa mua nuk mund
të bëni asgjë” (Joani 15/5). Nga ky
veprim i apostujve bëhet e dukshme,
se shërbimet brenda në Kishë janë
të shenjta.
Pohim burrërror
Njëherë bëhej një bisedë për Zotin
tonë lisu Krisht. Disa thonin për Atë
se ishte profet, të tjerë se ishte
mashtrues dhe të tjerë se ishte Bir i
Perëndisë. Atëherë, i paharruari Ste
fan, pasi qëndroi në një vend të lartë
predikoi tek të gjithë besimin e tij tek
Perëndi-Njeriu lisu, duke thënë:
“Burra, vëllezër, përse u shtuan kaq
shumë ligësitë tuaja dhe tronditët
Jeruzalemin? I lumtur është njeriu
që nuk pranoi në zemrën e tij hezitim
për Zotin, sepse Ai braktisi qiejt dhe
zbriti në tokë për mëkatet tona. Lindi
nga Virgjëresha e Tërëshenjtë dhe e
pastër, e përzgjedhura, para se bota
të krijohej. Ai mori dobësitë tona dhe
mbajti sëmundjet tona. Ai bëri të
rishikojnë të verbrit. Ai pastroi
lebrozët dhe ndoqi demonët nga të de-
monizuarit.”
Duke dëgjuar këto, judenjtë u ze-
mëruan dhe çuan Shën Stefanin në
këshillin e priftërinjve që të dënohej,
sepse nuk mundën të kundërshtonin
mençurinë dhe fuqinë e Shpirtit të
Shenjtë, me anën e të
cilit fliste. Pastaj para-
qitën dëshmitarë të
rremë, të cilët dësh-
muan kundër shenjtit.
Megjithë gjërat e ja-
shtëzakonshme që panë
të pranishmit, pasionet
njerëzore dhe egoizmi i
pengonte të pranonin që
ky njeri kishte hir Perë-
ndie. Për këtë, kryepri-
fti pyeti nëse vërtet vë-
rtetoheshin akuzat. ,
Atëherë, Stefani i mbu
shur me guxim dhe qe-
tësi nga përforcimi i
Shpirtit të Shenjtë, hapi
gojën, por në vend që të
mbrohej u bëri një pre-
dikim, ku pasi përmblo-
dhi historinë e popullit izraelit, u tha
të pranishmëve, që nuk po i pëlqenin
fjalët e tij: “Qafëtrashë dhe të
pandjeshëm në zemër e në veshë.
Gjithnjë i kundërshtoni ju Shpirtit të
Shenjtë, ashtu si prindërit tuaj edhe
ju. Cilin nga profetët nuk përndoqën
stërgjyshërit tuaj dhe vranë ata që pa-
ralajmëruan ardhjen e Mesias, të Cilit
ju tani i jeni bërë tradhtarë dhe vra-
sës. Ju që morët ligjin që urdhëroi
Perëndia me anën e ëngjëjve dhe nuk
e ruajtët!”
Fundi martirik
Judenjtë zemërgurë dhe të
papenduar, kur dëgjuan këto, filluan
t’u çahen zemrat dhe të kërcisnin
•Jhëmbët nga inati kundër Stefanit.
Atë çast, kryedhjaku i urtë Stefani, du
ke pranuar shkëlqimin e Hirit hyjnor,
sa gjithë qenia e tij u mbush nga Shpi- :
rti i Shenjtë, soditi drejt qiellit dhe
pa: “Lavdi Perëndie dhe lisunë të
qëndronte në të djathtë të Perëndisë.”
Dhe ndërsa Stefani vërejti “vizionin”
e dërguar nga Perëndia, u kthye me
thjeshtësinë e një fëmije dhe u tha
paditësve të tij: “Ja, po shoh qiej të
hapur dhe Birin e Njeriut të qëndrojë
në lavdinë e Perëndisë.”
Kur judenjtë dëgjuan vegimin
hyjnor të shenjtit, e pandehën të
gabuarit si blasfemi kundër Perëndisë
(Vijon në faqen 8)
Shën Stefani,
(Vijon nga faqja 7)
dhe ulurinin me zë të lartë, duke mbyllur
veshët e tyre që të mos ta dëgjonin; “U
lëshuan të tërë drejt tij.” E rrëmbyen, e
nxorrën jashtë qytetit dhe filluan ta
qëllonin me gurë. I lumuri Stefan, ndërsa
gurët plagosnin për vdekje trupin e tij Lë
shenjtë, ftonte Zotin, duke i thënë: “Zoti
lisu, pranomë shpirtin.” Në fund, pasi u gju-
njëzua, duke imituar Krishtin e kryqëzuar,
thirri me zë të lartë: “Zot, mos ua llogarit
këtë mëkat.”
Pasi fjeti në gjumin e ëmbël të martirit,
trupin e tij e morën disa besimtarë dhe pasi
e vendosën brenda në një arkë, e vulosën
dhe e vendosën në anë të tempullit. Atëherë,
mësuesi i ligjit, Gamalil dhe i biri Avelvul
besuan më Krisht dhe u pagëzuan nga
apostujt. Të qëlluarit me gurë të Shën
Stefanit u bë në vitin e tretë, pas Ngjitjes
së Krishtit në qiell.
Nxjerrja e lipsanit të tij
Kaluan treqind e katër vjet nga
martirizimi i tij; kaluan dëbimet që çuan
në martirizimin e mijëra njerëzve. Torturat
e tiranëve ndaluan, sepse mbretëronte
Kostandini, me shprestari dhe mbreti i parë
i të Krishterëve. Atëherë u zbulua dhe the-
sari i çmuar i lipsanit të shenjtë të Maritirit
të Parë Stefan, si më poshtë:
Në të njëjtin qytet, ku ishte i fshehur
lipsani i Shën Stefanit, banonte dhe një je-
rond, që quhej Llukian. Ishte një prift i denjë
dhe shpresëtar në jetën e tij. Tek ai u duk
tri herë Shën Stefani dhe i tregoi vendin,
ku ishte i fshehur lipsani i shenjtë i tij.
Atëhere, prifti i tregoi vegimin e tij
Patrikut të atëhershëm të Jeruzalemit,
Tërëshenjtërisë së Tij Joanit. Patriku, i
ndriçuar nga Shpirti i Shenjtë, në kohën e
këtij tregimi, u bind dhe me gëzim shkoi
Martiri i parë
tek vendi që tregoi shenjti, me shumë kleri-
kë të tij.
Pasi gërmuan, gjetën kutinë ku ishte ve-
ndosur lipsani i shenjtë. Të njëjtin çast një
tërmet i madh tundi tokën. Aromë qiellore
përmbyti të pranishmit. Lart nga qiejt,
dëgjoheshin lavdërimet ëngjëllore: “Lavdi
Perëndisë në më të lartat dhe në tokë paqe,
tek njerëzit bekim.” Të gjithë festonin në
gjetjen e lipsanit të shenjtë.
I pari u përul para lipsanit të shenjtë
patriku. E pasuan priftërinjtë dhe populli
që gjendej aty, pastaj e ngritën me adhurim
dhe me llambadha, psalme, thimianë dhe
me nderimin e duhur e trasportuan në Je-
ruzalem. Më vonë ndërtuan dhe kishë për
nder të shenjtit nga një arhond, Aleksandri.
Brenda në këtë kishë u vendos me bekimin
e patrikut, lipsani i shenjtit.
Çuarja në Kostandinopojë
Pas tetë vjetësh, kur mbretëronte Ko
standini dhe ishte patrik i shenjti Mitrofan
në mbretërinë e qyteteve u çua atje, me
mënyrë të mrekullueshme lipsani i Shën
Stefanit.
Gjatë rrugës nga Jeruzalemi në Ko-
standinopojë u bënë shumë çudira. Kur
arritën në qytetin e Shën Sofisë, u mësua
kudo ardhja e lipsanit të shenjtë. Shprestari
i madh, mbreti Kostandin, kur u informua
për çuditë e mëdha që ndodhën gjatë rrugës,
u mbush me gëzim dhe hare. Lajmëroi pa
trikun, klerikët dhe gjithë popullin të dilnin
e të prisnin lipsanin e shenjtë. Dhe kështu,
gjithë të krishterët, arhondë, klerikë dhe
populli e sollën në pallatin mbretëror me
nder të madh dhe adhurim. Më pas u
ndërtua Kisha e Shenjtit në vendin që ishte
treguar me një mrekulli.
Kujtimi i tij festohet më 27 dhjetor dhe
nxjerrja e lipsanit të tij më 2 gusht.