Në foto: Pamje ajrore e Kishës së re të Shën Gjergjit
Një nga kishat e para të ngritura
në vendin tonë ishte edhe ajo e Shën
Gjergjit në Fier. Një kishë e vogël pa-
rafabrikat, për të plotësuar nevojat
më të domosdoshme. Më pas, në të
njëjtin vend ku ngrihej kisha e
vjetër, me fondet e siguruara nga
Kryepiskopi Anastas nisi edhe ri-
ndërtimi i Katedrales së re ma-
dhështore. Projekti u bë nga një zyrë
shqiptare, Ekspoprima, me presi
dent arkitektin Agron Jano, me ori-
gjinë nga Fieri. Në të janë ruajtur
me rigorozitet arkitektura e zonës
dhe ajo e kishës së vjetër.
Kisha është e tipit bazilikë, me
kupolë qendrore, me tre nefe dhe me
gjinekonin në formë ballkonade në
të tri anët. Ajo ka një sipërfaqe ndër-
timi rreth 1200 m2 (48×26 m), me
lartësi në kupolën qendrore 22,5 m
dhe në kambanore 30 m.
Tani punimet janë në fazën e
tretë, që përfshin përfundimin e
kishës dhe sistemimin e mjedisit të
jashtëm. Në një fazë të mëtejshme,
në territorin përreth do të ndërtohet
edhe një kopsht fëmijësh me kënd
lodrash, salla për pagëzimet dhe një
godinë për zyrat administrative, ka-
tekizmin, veprimtaritë e rinisë etj.
Gjithashtu, ka qenë në projekt edhe
ndërtimi i një ure që do ta lidhte te-
rritorrin e Kishës së Shën Gjergjit
me sheshin kryesor të qytetit, por
për momentin kjo bëhet e pamundur
nga ndërtimet e shumta pa leje.
K. Sava