EmailFacebookKontakt

Punë e mirë katekiste me fëmijët e Korçës

Punë e mirë katekiste
me fëmijët e Korçës

Në Mitropolinë e
Korçës, nën kujdesin e
Hirësisë së Tij Joanit, po
bëhet një punë shumë e
mirë me fëmijët e shko-
llave, për formimin e
tyre fetar. Prej shumë
vitesh zhvillohet rre-
gullisht çdo të shtunë
mësimi i katekizmit me
fëmijët e shkollave 8-vje-
çare e të mesme (këta të
fundit bëjnë pjesë në
organizatën e të rinjve
orthodhoksë). Fillimisht,
mësimet u nisën nga At
Jani Trebicka dhe priftë-
rinjtë e tjerë të dioqezës
dhe sot grupe të tilla ka
edhe në fshatra. Fëmi-
jëve dhe më të rriturve,
në përshtatje me mo-
shën e tyre, iu shpje-
gohen pjesë nga Ungjilli,
jetë shenjtorësh, u mëso-
hen psalme e këngë të
ndryshme etj. Tematika
është e gjerë dhe shumë
herë shoqërohet edhe me
diafilma ose videokaseta.
Interesimi i pjesë-
marrësve rritet edhe më
tepër, duke organizuar
konkurse të thjeshta me
përmbajtje nga Dhiata e
Re dhe e Vjetër. Të tilla
organizohen shpesh
edhe brenda orës së më-
simit, duke iu përgjigjur
pyetjeve, si: Kush ishin
njerëzit e parë në botë;
pse u dëbuan Adami
dhe Eva nga parajsa;
kush ishin prindërit e
Shën Marisë dhe Joan
Pagëzorit; kur është
pagëzuar Krishti dhe
cilat ishin shenjat nga
qielli që e shoqëruan pa-
gëzimin e tij; kush ishin
12 Apostujt; cilat janë 10
porositë e zotit dhe 7
misteret etj? Të gjitha
këto bëjnë që mësimet e
katekizmit të nguliten
më mirë në mendjen e
fëmijëve.
Gjithashtu, gjatë
këtyre orëve katekizmi
bëhet edhe rekomandi-
mi i Librave të Shenjtë
dhe literaturës fetare
për punë të pavarur dhe
paracaktohen edhe pje-
sët që duhet të lexohen
paraprakisht.
Veprimtaritë e ndry­
shme, sidomos me rastin
e festave të rëndësi-
shme, shoqërohen edhe
me skeçe të vogla të lu-
ajtura nga fëmijët, të ci­
lat shfaqen përpara pri-
ndërve e besimtarëve të
tjerë.
Izmini Kote
Pjesëmarrëse në
grupet e katekizmit