Vjedhje të përsëritura në kisha orthodhokse
– Grabiten ikonat dhe ikonostasi në Kishën e Shën Nikollës, në fshatin Selckë të Mitropolisë së Gjirokastrës –
– Vidhen ikonostaset dhe enët e shenjta në Kishat e Vanajt dhe Libofshës, në Mitropolinë e Beratit –
Eshtë vjedhur Kisha e
Shën Nikollës në fshatin Sel-
ckë, të Komunës së Pogonit, në
Mitropolinë e Gjirokastrës. Per
sona ende të paidentifikuar nga
forcat e rendit, kanë hyrë në të
natën, duke shqyer çelësin dhe
kanë marrë të gjitha ikonat,
ikonostasin e vjetër dhe çdo gjë
tjetër që kanë gjetur atje. Eshtë
e treta herë që hajdutët prekin
shtëpitë e zotit në këtë fshat;
dy herët e tjera ata kishin grabi-
tur këmbanën e kësaj kishe dhe
atë të kishës së Shën e Premtes.
Grabitësit kanë përfituar dhe
janë nxitur nga fakti, se në
fshat kanë mbetur pak banorë
në moshë të thyer dhe se, forca
zbuluese e policisë për rastet e
cënimit të kishave ka qenë
inekzistente.
Fatkeqësisht, goditjet ndaj
objekteve të kultit në këto zona
nuk kanë qenë të pakta dhe të
vazhdueshme në vite. Kështu,
mund të përmendim grabitjen
e zhdukjen e Kryqit të fam-
shëm të kishës së Labovës së
Kryqit, të ikonave në Kishën e
Kostarit në Delvinë etj. Edhe
më të rënda, jo vetëm për dëmin,
por për simbolikën që kanë dhe
cënimin e bashkëjetesës fetare,
janë përdhosjet e Kishës “Ngja-
llja e Krishtit” në Ksamil dhe
asaj “Fjetja e Shën Mërisë” në
Delvinë, si dhe djegiet e “Shën
SpiridhonitnëVuno dheKishës
së Metoqit, pranë Sarandës etj.
Dhe siç e përmendëm, asnjëherë
nuk janë gjetur autorët. Në ras-
tin më të mirë, kjo tregon indife-
rencë nga ana e organeve përka-
tëse, për fatin e këtyre vlerave
jo vetëm shpirtërore, por edhe
kombëtare.
Për fat të keq, ngjarje të ti
lla të rënda kanë ndodhur herë
pas here edhe në anë të tjera të
vendit. Kështu, në nëntor u
prekën kishat e Shën Gjergjit
në Libofshë dhe Shën Kollit në
Vanaj, Fier, ku u vodhën pjesë
të gdhendura të ikonostaseve,
enët e shenjta etj.
Edhe me e rëndë qe gra-
bitja e dytë në fshatin Vanaj, në
datë 9 dhjetor. Hajdutët morën
atë çka kishin lënë nga ikono
stasi dhe dëmtuan Kishën.
Veçanërisht i çuditshëm ishte
në këtërast edhe deklarimi i
policisë lokale (sipas shtypit),
se kjo ngjarje mund të ishte një
konflikt pronësie!?…
Korresp. i “Ngjalljes”