EmailFacebookKontakt

Krishti troket

Krishti troket
Piktori i famshëm Hollman Hud kishte
pikturuar një tabllo të bukur. Tablloja
titullohej “Drita e botës” dhe paraqiste një
njeri me një fanar në dorë që trokiste tek
porta e një shtëpie.
I afrohet një miku i tij dhe i thotë:
– Mjeshtër, keni harruar t’i vini drynin
derës…?
Hollman iu përgjigj:
– Një portë e ka gjithnjë drynin nga
brenda dhe mund të hapet vetëm atëherë
kur dëshiron i zoti i shtëpisë.
Piktori qe i frymëzuar nga Apokalipsi
(3:20): “Ja unë qëndroj tek dera e trokas,
nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë
derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha
darkë me të dhe ai me mua”.
Krishti paraqitet jashtë zemrës së çdo
njeriu dhe troket, nëse ai dëshiron t’ia hapi
derën. Pra Krishti na pret. Të mos
ngurojmë t’ja hapim portat
e zemrës.