EmailFacebookKontakt

Harresa… jo të rastësishme

Vëzhgim
Harresa… jo të
rastësishme
Të hapësh një ekspozitë me
ikona e ikonostase është një gjë
pozitive, sepse dëshmon për
kulturën e popullit tonë dhe
shpresëtarinë e besimtarëve
orthodhoksë që i realizuan këto
vlera. Ekspozita të tilla gjen në
shumë vende të botës dhe janë
mjaft të vlerësuara e vizituara.
Por, ekspozita e realizuar në
Muzeun Historik nxori sërisht
në shesh disa anomali.
Përsëri mungoi fjala
orthodhoks…
Siç ka ndodhur edhe ne
raste të tjera, nëpër shkrimet
e gazetave dhe në përurim, çdo
gjë u tha e u përmend rreth kë-
tyre ikonave – vetëm fjala
“orthodhokse” nuk u dëgjua
kund. Sikur ato të ishin vepra
të thjeshta pikture dhe jo krye-
vepra besimi të thellë të atyre
që i realizuan, që në shumicën
e rasteve ishin klerikë a murgj
orthodhoksë. Dhe, kur diçka
përsëritet, vështirë të mendosh
për një harresë leksikore dhe të
mos ta shohësh si diskriminim
të një komuniteti të tërë…
Të kujt janë ikonat?
Ekspozita u konceptua si një
akt laik, që pak ndryshonte në
thelb e mentalitet nga ekspo-
zitat e kohës së ateizmit zyrtar.
Sepse vazhdohet ende të mos
merret në konsideratë fakti, se
ato u rrëmbyen dhunshëm nga
objektet e kultit dhe si çdo pro-
në tjetër, u takon t’i kthehen të
zotit: Komunitetit Orthodhoks
të Shqipërisë.
Rrjedhojë e këtij nënvleftë-
simi e mendësie të pandryshu-
ar pas 50 viteve që kaluam
është edhe moskonsultimi dhe
injorimi i Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë në
bërjen e ekspozitës. Jo vetëm si
pronare e objekteve, por edhe
si zotëruese e kuadrit të aftë
për t’i vlerësuar ato jo vetëm si
objekte artistike, por edhe shpi-
rtërore (në radhë të parë), e si
rrjedhojë – në gjendje për të re­
alizuar një ekspozim që t’i pa-
sqyrojë këto vlera parësore.