Ju falenderojmë
nga zemra
Jam një nënë e ve, me dy foshnja
jetime dhe quhem Zhaneta Zonja. Para
disa kohe plumbi i mori jetën babait të
fëmijëve të mij. Më vranë shtyllën e
familjes dhe ata nuk do të mund ta sho-
hin më… Po jetojmë në një kohë kur
krimi shfaqet haptas dhe dora që mban
armën nuk dridhet kur qëllon mbi të
pafajshmit. Pasojat i vuajnë fëmijët jeti
me dhe nënat e gjora.
Dhimbjen e madhe të nënave e je-
timëve të gjorë vetëm të vuajturit
mund ta kuptojnë. Dhe unë, si shumë
nëna të tjera të veshura me të zeza,
ngre sytë nga qielli dhe i lutem Zotit
për ndihmë e mbrojtje dhe kujtoj fjalët
e Tij: “Unë jam Ati i jetimëve e të veja-
ve”. Deshi Perëndia që një ditë të vinte
Kryepiskopi Anastas që të vërtetohej
fjala e Tij.
Në një kohë kur të tjerët u kthenin
shpinën me indiferencë vuajtjeve të
jetimëve të mij, rrahu me dhembje nje
zemër e vërtetë kristiane: Ishte
Kryepiskopi ynë Anastasi, që na zgjati
dorën e ndihmës…
Falenderoj Perëndinë që ka sjellë
një Kryepiskop, të cilit i dhimbset
grigja e Tij. Të gjithë le t’i lutemi Zotit
që t’i japë shëndet dhe jetë të gjatë
Fortlumturisë së Tij, sepse jetimët e
ndjejnë më shumë se kushdo të mirën
që iu bëhet. Ndjejnë që kanë një Atë
tjetër më të Madh, që nuk i lë në mes
të rrugës…
Me dashurinë e Krishtit
Zhaneta Zonja