EmailFacebookKontakt

Nga kalendari i vitit 1999

Janar
– Kremtim madhështor tradicional i Ujit të
Bekuar. Ashtu si edhe në festimet për Krisht-
lindjet ‘98’ në Berat festa u kremtua për herë
të parë Mitropoliti i ri, Hirësia e Tij Ignati,
ndërsa në Mitropolinë e Korçës, nga Hirësia e
Tij Joani. Kryepiskopi Anastas e bëri shërbe-
sën në det, në qytetin e Sarandës, duke u
nisur nga Kisha e re e Shën Harallambit.
Shkurt
– Vazhdon ndihma për të ardhurit nga dhuna
në Kosovë. Deri në shkurt Kisha jonë kishte
shpenzuar më shumë se 300 mijë USD, kry-
esisht për pako me veshje dimërore për 6270
fëmijë, mbi 1000 pako me veshje për gra etj.
Mars
– Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Auto­
qefale të Shqipërisë apelon për ndalimin sa
më të shpejtë të dhunës që rishpërtheu më
me forcë në Kosovë e për të ndihmuar të ikurit
që shtoheshin çdo ditë. Pas një apeli të Krye-
piskopit, në pak ditë mblidhen 1,7 milion USD.
– Promovohet libri i Prof. dr. Pirro Thomos
“Kishat pasbizantine në Shqipërinë e Jugut”,
që u botua me kujdesin e Fortlumturisë së
Tij, Prof. Dr. Anastasit.
Prill
– Më 2 prill erdhi në Rinas aeroplani i parë
me 40 tonë ndihma nga Danimarka, në ku-
adrin e programit të zbatuar nga Zyra Di-
akonia Agapis e Kishës sonë e ACT e Këshi-
llit Botëror të Kishave. Më 4 prill filloi shpër-
ndarja e drejtpërdret në Kukës, me 21 tonë
ushqime, përtë vazhduar më pasnë Korçë,
Gjirokastër, për Bashkinë e Tiranës etj.
Maj
– Fjeti në Qeparo z. Petro Xhuveli, një nga fi-
gurat simbol të viteve të ateizmit, kur së
bashku me shpresëtarë të tjerë luftoi për të
mbajtur gjallë flakën e besimit orthodhoks.
– Më 3 maj filloi nga puna në fshatin Ndrod
të Tiranës kampi i parë për të ardhurit nga
dhuna në Kosovë, duke strehuar 500 të parët
(numri i të strehuarve aty i kaloi 1300 vetë).
– Në 28 maj u hap ekspozita e piktorëve të
rinj të Akademisë së Arteve të Bukura
“Pashkë ‘99 ”, me 55 punime, të 45 autorëve,
e cila u financua nga Kisha jonë.
Qershor
– 24 qershor: deklaratë e Kryepiskopit
Anastas “Antidot ndaj radioaktivitetit të
urrejtjes”, ku jepej mbështetje e plotë e
Kishës sonë për vëllezërit e dëbuar nga Ko­
sova. Në të theksohej, se vaji i fesë nuk duhet
të përdoret nga askush për të ndezur kon-
flikte dhe kërkohej respekt për simbolet e
monumentet fetare.
– Në 28-29 qershor u zhvillua Festival! i dytë
i Rinisë Orthodhokse.
Korrik
– Më 16 korrik Sinodi i Shenjtë i Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë lëshoi
një deklaratë proteste për aktet e vandali-
zmit ndaj disa kishave orthodhokse në Kame-
na pranë Delvinës, në Ksamil dhe djegien e
Kishës në Metoq, pranë Sarandës-(9 korrik).
– Në korrik – gusht u zhvilluan kampingjet e
përvitshme të rinisë orthodhokse, pranë Ma-
nastirit “Fjetja e Shën Marisë” në Zvërnec
dhe atij “Shën Joan Vladimiri” në Elbasan.
– 17-25 korrik u zhvillua Asambleja e Botëro-
re e Sindesmos, ku u përfaqësua edhe rinia
orthodhokse “Bij të Dritës “ e Shqipërisë.
Gusht
– Më 15 gusht, në kuadrin e një vizite në zo-
nën e Bregdetit, Kryepiskopi Anastas e kreu
Liturgjinë Hyjnore të Fjetjes së Shën Marisë
në Kishën e Gjithë Shenjtorëve, në Himarë.
– Sërish dëmtohet e përdhoset një kishë or­
thodhokse. Kësaj here akti i rëndë u krye në
Kishën e Shën Ilias, në Mborje të Korçës.
– Nga 26 gusht deri në 3 shtator, Kryepiskopi
Anastas dha një kontribut aktiv në punimet
e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të
Kishave, në Gjeneve, anëtar i të cilët është.
Shtator
– Në një bilanc për ndihmën e dhënë nga
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë,
mbështetur nga organizmat për emergjencat
të shumë Kishave të krishtera të botës, shu-
ma e përgjithshme e kësaj ndihme arrin në
rreth 10 milionë dollarë. Në të përfshihen dy
kampe në funksionim dhe dy të gatshëm, në
se kriza do vazhdonte; ndihma për më shumë
se 20 mijë shqiptarë nga Kosova, me 400 tonë
ushqime, në 10 qytete etj. Ndihma vazhdoi
edhe në Kosovë, me 1500 tonë materiale e u-
shqime, program që vazhdon ende.
Tetor
– Filloi viti shkollor i Akademisë Teologjike
“Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash dhe i Shko-
llës së mesme kishtare “Kryqi Nderuar”, në
Gjirokastër. Në këto dy institucione arsimore
është rritur ndjeshëm niveli i të pranuarve,
por edhe kushtet e mësimit e tëjetesës. Gji-
thashtu, në sistemin e edukimit parashkollor
të Kishës, punojnë 9 kopshte, me afro 700 fëmijë.
Nëntor
– Nga 2 deri 9 nëntor bëri një vizitë pranë
Kishës sonë Patriku Ekumenik Vartholomeu.
Tërëshenjtëria e Tij vizitoi Kryepiskopatën e
Tiranës e Durrësit, Mitropolitë e Beratit, Ko-
rçës e Gjirokastrës, si dhe bekoi punimet për
Kishën e re të Shkodrës dhe përuroi Qendrën
Diagnostike “Ungjillëzimi”. Patriku u rre-
thua gjatë gjithë vizitës nga dashuria e nxeh-
të dhe respekti i besimtarëve orthodhoksë
dhe u prit me nderim nga autoritetet më të
larta të shtetit dhe ato të besimeve të tjera.
Dhjetor
– Kryepiskopi mori pjesë në Aman të
Jordanisë, në veprimtarinë “Besimet dhe
paqja”. Në të një vend të veçantë zinin
përfaqësuesit fetarë nga Ballkani, i cili ishte
edhe tema kryesore e debateve.