Itali
Takim i ndërkrishterë në prag
të mijëvjeçarit të tretë
Nga 12-14 nëntor, në
kuadrin e dialogut ndër-
mjet të Krishterëve, me
nismën e Komunitetit
Katolik të San Exhidios,
veprimtaria e të cilit ka
mbështetjen e plotë të
Vatikanit u mbajt në
Xhenova të Italisë, me
pjesëmarrjen e përfaqë-
suesve te Kishave Or-
thodhokse, Kishës Kato-
like etj., takimi me temë:
“Kishat si motra, popujt
si vëllezër.” Në konferen-
cë mori pjesë i ftuar edhe
Kryepiskopi i Tiranës, Du-
rrësit dhe i gjithë Shqi-
përisë, Fortlumturia e
Tij Prof. Dr. Anastasi.
Veprimtaria u hap
ditën e premte pasdite,
12 nëntor, me një kon-
Në foto: Kryepiskopi Anastas me Ish-Presidentin
Italian Skalfaro
cert të shkurtër me mu-
zikë klasike, që u pasua
me përshëndetje nga
disaprej pjesëmarrësve.
Në ditën e dytë, me
shumë interes u ndoq
nga të pranishmit tryeza
e rrumbullakët me te-
mën: “Pajtimi në Ball-
kan; Problemet politike
dhe përgjegjësia e
Krishterë”, me drejtues
ish-Presidentin Italian
Oscar Luigi Scalfaro.
Referues kryesor në këtë
tryezë ishin Kryepiskopi
Anastas; Mark Sopi,
ipeshkëv katolik i Koso-
vës; Marco Minniti Zëve-
ndëssekretar i Preside-
ncës së Këshillit të Mini-
strave, Itali; Mario Giro
i komunitetit të Shën
Exhidios. lishte i ftuar të
merrte pjesë dhe Presi
dent! i Kosovës, z. Ibra
him Rugova, por avioni
me të cilin do udhëtonte
për në Itali, fatkeqësisht
u rrëzua përpara se të
arrinte në Kosovë (duke
u marrë jetën 24 njerë-
zve), dhe kështu nuk u
bë e mundur prania e tij.
Kryepiskopi Anastas,
në referatin që mbajti
bëri një analizë reale e
të plotë të situatës së
komuniteteve fetare në
Shqipëri dhe në të gjithë
Evropën Juglindore. Gji-
thashtu, Fortlumturia e
Tij bëri një pasqyrim të
ndihmës së Kishës Or-
thodhokse Autoqefale të
Shqipërisë ndaj të ar-
dhurve nga Kosova.
Ndihmë, e cila shtrihet
që nga fillimi i krizës
Kosovare dhe vazhdon
ende edhe sot. “Kjo ndi-
hmë është e konsideru-
eshme; pavarësisht se
Kisha shqiptare është
relativisht një Kishë e
varfër, por ajo është e
pasur në miq”. Kryepi
skopi theksoi gjithashtu,
se kjo ndihmë ishte pa
paragjykime dhe ajo u
ofrohej dhe ofrohet ndaj
një komuniteti tjetër fe-
tar. Fortlumturia e Tij
dënoi dhe një herë me fo
rce të gjithë ata, që për-
dorin “vajin e shenjtë
për të shtuar zjarrin e
konflikteve të armato-
sura”, sepse theksoi ai,
kjo luftë nuk ishte një
konflikt ndërfetar. “Në
këtë situatë kritike dhe
tej mase të vështirë, si
të krishterë,- tha Krye
piskopi,- nuk duhet të
mbetemi thjesht me ide
abstrakte e propozime të
përgjithshme, por duhet
të vazhdojmë përpara,
me një bashkim të gjerë
të paqes e solidaritetit,
gjë që siguron drejtësi e
dinjtet njerëzor për çdo
popull, çdo minorancë dhe
drejton për te një kultu-
rë më e thellë e humane.
Kryepiskopi Anastas
dha kontributin e tij edhe
në ditën e të fundit të ta-
kimit, ku ishte caktuar si
një nga referuesit kryeso-
rë, në tryezën e rrumbu-
llakët me temën: “Çfarë
na bashkon?”. Referues të
tjerë të kësaj tryeze
ishin Mitropoliti Ortho-
dhoks i Moldavisë e Bu-
kovinës Danieli, Ruma-
ni; Patriku Zakka, i Ki
shes Orthodhokse të Si-
rise; Heinrigh Mussing-
hoff, episkop i Aechen,
Gjermani; Teni Pir Simo
nian, nga Këshilli Botë-
ror i Kishave, Zvicër;
Abuna Paulos, Etiopi.
Në fjalën e tij, Kryepi
skopi përmendi 12 pika
të ngjashmërisë ndër-
mjet dy komuniteteve,
atij Orthodhoks e Kato
lik, disa nga të cilat ishin:
Privilegji për besimin në
të njëjtin Perëndi të Ve-
tëm dhe Trinitar; Bibla
si një nga burimet e Be-
simit tonë; 1000 vjetët e
parë, gjatë të cilëve ki-
shim shenjtorë e histori
të përbashkët etj.
Konferenca u mbyll
me mesazhin e Papës
drejtuar pjesëmarësve,
dhe me një lutje të për-
bashkët për Paqe, paj-
tim dhe bashkëjetesë në
Ballkan e gjithë botën.
Jorgo Papadhopulli