EmailFacebookKontakt

“Duhet t’i vazhdojmë përpjekjet me të njëjtin besim”

“Duhet t’i vazhdojmë përpjekjet me të njëjtin besim”
– Fjala e Patrikut Ekumenik Vartholomeu në Liturgjinë e Hyjnore të përbashkët me Kryepiskopin
Anastas, e dielë, 7 nëntor –
F
ort i Lumtur, Kryepiskop i Tiranës,
Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Vë-
lla i nderuar dhe i shtrenjtë më Krishtin
dhe bashkëmeshtar, zoti Anastas,
Vëllezër të shenjtë më Krishtin,
Shkëlqesi, zotërinj ambasadorë,
Klerikë të nderuar,
Bij të dashur më Zotin
Perëndia i pasur në përdëllim, për
dashurinë e Tij të shumtë me të cilën na
do, na dhuroi sot bashkëmeshimin e pe-
rëndishëm. Na ka falur këtë takim të bu-
kur dashurie në vendin e dashur të Shqi-
përisë, në të cilin, siç thonë tra-
ditat e siç e përsëriti edhe Fort-
lumturia Juaj, e vërteta e Zotit
tonë lisu Krisht është shpa-
llur nga vetë nxënësit e Zotit.
Kanë kaluar, pothuaj dy
mijë vjet dhe fara që u mboll
atëhere jep shumë fryte, me
gjithë motin e keq që bënte he-
rë pas here. Duhet të falende-
rojmë dhe të lavdërojmë Perë-
ndinë, sepse e rilindi Kishën
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, të cilën fryma e ke-
qe kërkonte ta zhdukte krej-
tësisht. Gjithashtu, duhet të
shprehim falenderime edhe
ndaj udhëheqësve të nderuar
të këtij vendi historik, të cilët
rivendosën lirinë fetare në të,
veprim ky për t’u lavdëruar.
Duhet të pohojmë me mirë-
njohje këtë fakt, sepse duhet
të lëvdojmë punët e mira, duke
u përgjigjur me të drejtë me
nderim, nderim i cili nuk shly-
het veç me dashuri për njeri-
tjetrin. Por, kjo detyrë e da-
shurisë nuk kërkon shpagim,
sepse dashuria nuk ka kufij
dhe, rrjedhimisht, detyra jonë
kundrejt dashurisë, kurrë nuk shlyhet.
Erdhëm pas kaq vitesh në këtë vizitë
te parë historike, me dashuri ndaj Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
duke kthyer vizitën Tuaj, Fort i Lumtur
Vëlla, në Selinë tonë të nderuar në Fa-
nar. Njëkohësisht, vizitën tonë e ndjejmë
si vizitë dashurie e mbështetjeje ndaj gji-
thë popullit shqiptar, i cili përpiqet, në
mes të situatave të vështira, që të rior-
ganizohet e të zgjidhë me sukses pro-
blemet e pashmangshme të kushteve të
sotme të tranzicionit.
U transmetojmë të gjithëve përshë-
ndetjen e dashurisë dhe të paqes. Dhe i
sigurojmë se Kisha Mëmë Madhe dhe e
Shenjtë e Krishtit ka predispozitat më
të mira ndaj të gjithëve. Që në lashtësi
Kisha Mëmë ka qënë ekumenike, pra,
mbulonte nën krahët e saj me dashuri të
njëjtë Kishat lokale të të gjithë popujve
të tokës. Madje, kurrë nuk ka menduar
as ka synuar për t’i ndryshuar kombësinë
ndonjë personi apo populli. Përkundrazi,
ka një traditë të gjatë e të vazhdueshme
Patriku Ekumenik Vartholomeu I
të respektimin e veçantisë së çdo kombi.
Kisha Mëmë kurrë nuk ka dashur që
t’i kthejë në një kombet e ndryshme të
njerëzve, të cilat Perëndia e bëri prej një
gjaku, siç u ka thënë Apostull Pavli athi-
nasve (Vepr. 17, 26). Përkundrazi, gjith-
një ka synuar drejt zhvillimit të çdo kom­
bi. Sa herë detyrohet që të dërgojë për
ndihmë në disa Kisha persona nga Kisha
të tjera, këtë e bën me ndjenjën e vëlla-
zërimit dhe të ofertës flijuese të një Kishe
ndaj një tjetre. Ajo gëzohet kur sheh çdo
Kishë lokale që zhvillohet, ashtu siku-
ndër gëzohet nëna kur sheh bijtë e saj të
përparojnë dhe të rriten.
Për këtë, nga vizita jonë tek Kisha
Bijë Orthodhokse e Shqipërisë, e cila u
shpall zyrtarisht Autoqefale nga Patri-
kana Ekumenike, duke u bërë motër e
barabartë e mëmës, morëm gëzim dhe kë-
naqësi të madhe. Sepse pamë përpari-
met e saj me të vërtetë të mrekullue-
shme, që u dedikohen katër faktorëve: Së
pari, bekimit të Perëndisë, së dyti, tolera-
ncës e barazisë fetare, që tashmë mbizotë-
rojnë në Shqipëri, dhe për këtë
meriton të lavdërohet, së treti,
përpjekjes së papërtuar, fli­
juese dhe të frymëzuar të nje-
riut me shumë përvojë, të zell-
shmit, të mbushurit me dashu­
ri, tepër të arsimuarit, paqebë-
rësit dhe organizatorit, Krye-
episkopit të Tiranës, Durrësit
dhe të gjithë Shqipërisë, z.
Anastas, dhe, së katërti, ba-
shkëveprimit e bashkëpunimit
të të gjithë klerit dhe popullit
të Kishës Orthodhokse Auto­
qefale të Shqipërisë dhe miq-
ve të tij, por dhe qëndrimit jo
fanatik, mirëkuptimit e sjell-
jes së pjesës tjetër të popullit
shqiptar, gjë që meriton të lav-
dërohet dhe të imitohet dhe që
përbën në total shembull të ba-
shkëpunimit paqësor të besim-
tarëve të feve të ndryshme, që
bashkekzistojnë në këtë vend.
Arritjet e bashkëpunimit
të këtyre katër faktorëve ju i
dini dhe ne i admirojmë. Janë
rezultate, të cilat shkojnë në
favor të të gjithë popullit, pava-
rësisht nga besimi fetar. Se­
pse, vendet e kultit të Kishës
Orthodhokse janë vende ku i lutemi Pe-
rëndisë, që t’i ndihmojë të gjithë njerëzit
për zgjidhjen e problemeve që kanë.
Rrjedhimisht, Hiri i Perëndishëm që del
nga lutjet, i ndihmon të gjithë, qoftë ata
që janë, qoftë ata që nukjanë pjesëtarë të
komunitetit që lutet. Institucionet arsi-
more, nga kopshtet e fëmijve e deri tek
shkalla më e lartë, nxjerrin qytetarë të
kulturuar, që me njohuritë e tyre do të
(Vijon në faqen 8)

Fjala e Patrikut Ekumenik Vartholomeu në Liturgjinë e Hyjnore
tëpërbashkët me Kryepiskopin Anastas
(Vijon nga faqja 7)
ndihmojnë gjithashtu të gjithë
popullin. Fondacionet huma-
nitare, siç janë klinikat, qen-
drat diagnostikuese e të tjera,
nukbëjnë dallime midis të ndi-
hmuarve. Kështu, përparimi
i Kishës Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë është për-
parim i gjithë popullit shqip-
tar, pjesë e rëndësishme dhe e
pandarë e të cilit është edhe ajo.
Bij të dashur dhe të shtre-
njtë më Zotin,
Shumë herë ne i kërkojmë
ndihmë Zotit dhe nuk e marrim
atë, sepse ngrohtësia e kërke-
sës sonë nuk është aq sa zjarr-
mi i lëvizjes së heshtur të gru-
as së sëmurë, në fragmentin
e sotëm të Ungjillit, për të pre-
kur cepin e rrobës së Zotit lisu
Krisht. Megjithatë, fuqia ekzi-
ston tek Krishti; ekziston, gji­
thashtu tek Ai edhe dëshira
për të na dhuruar çdo gjë të
mirë që dëshirojmë. Vështirë^
sia qëndron tek ne, që nuk e ke-
mi besimin e duhur, me të
cilin hapet oqeani i fuqisë së
Krishtit, porta e përdëllimit të
Tij, përçuesi i Hirit të Perë-
ndishëm.
Në këtë rast, duke gjyku-
ar nga rezultatet e mrekullu-
eshme të rilindjes së Kishës
Autoqefale të Shqipërisë,
nxjerrim përfundimin se në
Shqipëri besimi i popullit or-
thodhoks të Perëndisë dhe dë-
shira e zjarrtë e tij për Perë-
ndinë ka qenë po aq e vyer sa
besimi dhe dëshira e zjarrtë e
gruas së sëmurë të fragmentit
të Ungjillit që dëgjuam. Pra-
ndaj dhe porta e fuqisë mreku-
llibërëse të Perëndisë është
hapur dhe këtu vlen thënia e
Apokalipsit: “Ja, kam vënë
para teje derë të hapur, të ci-
lën askush nuk mund ta mby-
llë; se pak fuqi ke, megjithatë
e ruajte Qalën time dhe nuk e
mohove emrin tim” (Apo. 3,8).
Fuqia e grigjës në fakt është
e vogël, por fuqia e Perëndisë
është e madhe, është e pampo-
shtur. Ndaj, dhe ringjallja e
Kishës Orthodhokse të Shqi-
përisë është vepër e fuqisë së
Patriku, duke mbjellë një qiparis në Manastirin e Shën Vlashit
Perëndisë, të vënë në veprim
me anën e besimit të të kri-
shterëve, të cilët nuk mohuan
emrin e Krishtit, megjithë vë-
shtirësitë që përballuan gjatë
dhjetëvjeçarëve të fundit.
Në këtë pikë, duhet të nxje­
rrim në pah elementin flijues
të besimit, që fsheh sekretin e
shkëlqyer të fuqisë së perën-
dishme. Thënia e Apokalipsit
të Shenjtë “pak fuqi ke, megji-
thatë nuk e mohove emrin
tim”, tregon besimin, dashuri –
në dhe dëshirën për sakrificë
të të krishterit, për dashurinë
ndaj tjetrit. Kjo gatishmëri
për sakrificë, pranimi i asaj që
është e kundërta e të dëshiru-
arës; të sakrifikosh jetën për
të jetuar, të bëhesh rob për t’u
bërë i lirë, të bëhesh i fundit
për t’u bërë i pari, është një liri
që qëndron më lart se arsyeti-
mi njerëzor, një tejkalim i
mrekullueshëm i marrëdhë-
nieve, zakonisht të pranue-
shme. Kjo karakterizon Fort
të Lumturin Kryepiskop të
Tiranës, Durrësit dhe të gjithë
Shqipërisë, z. Anastas, i cili i
thirrur për t’u shërbyer be-
simtarëve, zakonisht të injo-
ruar në Afrikë, shpejtoi atje
duke sakrifikuar çdo gjë të ti-
jën, madje edhe veten. Po
ashtu, i thirrur për t’i shërby-
er popullit të Perëndisë këtu –
në Shqipëri, në kushte të ze­
ros, shpejtoi gjithashtu, duke
mos përfillur vështirësitë dhe
duke sakrifikuar përsëri pozi-
ta, komoditete dhe nderime.
Kjo gatishmëri e përsosur dhe
pa prapamendim, për t’u fliju-
ar, kjo vdekje e vullnetshme
në favor vëllezërve dhe të bij-
ve të tij shpirtërore, kjo bindje
deri në vdekje në thirrjen e
Krishtit, që e mori me anën e
Kishës së Tij, është mjeti kry-
esor, me të cilin doli fuqia nga
Zoti dhe ringjalli Kishën
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, natyrisht duke
bashkëvepruar edhe faktorët
e tjerë të lartpërmendur.
Pra, dera tashmë u hap,
fuqia mirëbërëse e Krishtit u
derdh, hemorragjia u shërua,
rimëkëmbja filloi. Rreziku i
ndërprerjes të ecjes drejt qiellit
mund të rezultojë vetëm nga
ftohja e zellit të besimtarëve.
Ndaj, në mënyrë atërore
gjithnjë ngulmojmë që të lavdë-
rojmë nga thellësia e shpirtit
Perëndinë për punën e kryer
deri tani. Për qindra kisha të
ngritura dhe të riparuara, për
dhjetëra kopshte fëmijësh,
shkolla dhe, në përgjithësi, in-
stitucione arsimore; për Qe-
ndrën Diagnostikuese dhe qe-
ndra të tjera mjekësore; për
manastiret, për përgatitjen e
hirotoninë e priftërinjve, boti-
min e gazetës e të revistave,
për pasjen e kryepriftërinjve
dhe të Sinodit të Shenjtë dhe
për çdo bekim tjetër të perën-
dishëm. Por, gjithashtujukë-
shilloj, bij të dashur, që të mos
rehatohemi duke u mjaftuar
me këto. Duhet t’i vazhdojmë
përpjekjet me të njëjtin besim
dhe dëshirë të zjarrtë që fi-
lluam, më qëllim që të kemi po
atë ndihmë nga ana e Zotit,
madje edhe më të madhe.
Hiri dhe përdëllimi i Tij i
madh le ta mbulojë Shqipëri-
në e dashur dhe Kishën Or-
thodhokse Autoqefale të saj,
t’i falë shëndet, përparim, pa-
qe, unitet dhe dashuri gjithë
popullit të saj, pavarësisht
nga besimi fetar, t’u falë paqe
dhe bashkëpunim paqësor
gjithë popujve të Ballkanit e
mbarë rruzullit. Amin.
Fortlumturi, nga ana e sho-
qëruesve të mi dhe nga unë
personalisht, ju falenderojmë
ngrohtësisht për mikpritjen e
përzemërt dhe dashurinë e
shumtë që keni treguar ndaj
nesh gjatë këtyre ditëve, gjatë
të cilave, duke udhëtuar bash-
kë me Fortlumturinë Tuaj në-
për qytete e fshatra të Shqipëri-
së, admiruam e bekuam veprën
tuaj të shumanshme e shumë-
dimensionale. Për të mbështe-
tur këtë vepër, nga ana e Patri-
kanës Ekumenike iu japim
shumën prej 100 mijë dolla-
rësh dhe lutemi ta pranoni me
të njëjtën dashuri e me të njëj-
tën thjeshtësi që dhurohet.
Fortlumturi, nga ana e
Kishës Mëmë dhe nga unë
personalisht, Ju falenderojmë,
Ju përgëzojmë dhe Ju përqa-
fojmë vëllazërisht më Zotin!