“I Bekuar qoftë Perëndia… l Cili pas
përdëUimit të Tij të shumtë na rilindi në
një shpresë së gjallë…” (I Petr. 1:3).
Lavdërim, mirënjohje dhe fuqizim
më Krishtin; këto dominojnë në shpirtrat
e të gjithëve në ditët e vizitës së parë
historike në Shqipëri të Tërëshenjtërisë
Suaj të mbrojtur nga Perëndia. Në ve-
çanti sot, sepse u bëmë të denjë, për të
shijuar ngjarjen e madhe të Ngjalljes së
Tij me anën e bashkëmeshimit me Kreun
Tuaj të çmuar dhe shoqëruesit e nderuar
të Saj në këtë Kishë Katedrale. Kisha e
Shqipërisë, pasi arriti deri në portat e
Adhit, tani jeton ngazëllimin e Ngjalljes.
Duke lavdëruar Perëndinë, sepse “është
i pasur në përdëllim,- siç theksoi Apostull
Pavli në fragmentin e sotëm aspostolik,
– për dashurinë e Tij të shumtë me të cilën
na do… na dhajetë bashkë me Krishtin…
na ngjalli së bashku dhe na vuri në rrimë
bashkë në qielloret” (Efes. 2:4-6).
Mirënjohje, për këtë dhuratë të pa-
çmuar të periudhës së re të jetës nën dri-
“Premia Juaj përbën një bekim të jasKtëzakonsHëm”
– Fjala e Fortlumturisë së Tij Anastasit në Liturgjinë e Hyjnore të përbashkët me Tërëshenjtërinë e
Tij Vartholomeun I, e dielë, 7 nëntor –
T
ërëshenjtëri Fort e Perëndishme,
Kryepiskop i Konstantinopojës, Ro-
mës së Re dhe Patrik Ekumenik, vëlla fort
i dashur e i shtrenjtë më Krishtin Perëndi
dhe bashkëmeshtar, Zoti Vartholome.
Çast nga shkëmbimi i dhuratave në fund të Liturgjisë Hyjnore
tën e lavdisë së Tij, sepse e dimë se të
gjitha këto vijnë nga “pasuria e tëpërt e
Hirit të Tij”, që askush të mos mburret.
Por, gjithashtu dhe mirënjohje për të
gjithë ata që Providenca e Perëndisë i
përdori si mjete për të shprehur dashu-
rinë dhe hirin e Tij. E dimë mirë, se
ndërmjet këtyre, vendin parësor e zini Ju,
Tërëshënjtëri, i Pari midis të Parëve të
Kishave të Shenjta Orthodhokse, që keni
qenë nismëtar në rimëkëmbjen e Kishës
Autoqefale të Shqipërisë.
Prania Juaj e madhërishme plot da-
shuri mes nesh, e ka fuqizuar më Krishtin,
sidomos klerin dhe besimtarët e Kishës
Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe të
gjithë qytetarët e ndershëm të vendit.
Personi i Patrikut të Konstantinopojës
risjell në mënyrë spontane në mendjen
dhe në ndërgjegjen e të gjithë neve një
varg të panumurt figurash të shenjta
fisnike të Patrikëve, Hierarkëve të
shkëlqyer, Martirëve, Oshënarëve, The-
ologëve pararojë dhe punonjësve socialë,
të cilët mbushën radhët dhe shkëlqyen
në Kishën e Madhe të Krishtit të Konsta-
ntinopojës dhe vazhdojnë ta ndriçojnë
mbarë botën me mendimin krijues dhe
jetën e tyre të shenjtë.
Ndjejmë një krenari të veçantë, se
gjatë shekujve kritikë të historisë
kishtare, edhe Kisha lokale e Durrësit
dhe e qyteteve të tjera të Shqipërisë së
sotme, kanë qenë pjesë e pandarë e
Kishës së Madhe të Krishtit, duke marrë
pjesë në rrezatimin shpirtëror dhe
artistik të saj. Me gjithë furtunat histo
rike, në Shqipëri ruhen shumë monume-
nte orthodhokse të periudhës biziantine,
pjesa më e madhe janë të periudhës post-
bizantine, të cilat përbëjnë një pasuri të
paçmuar shpirtërore dhe kulturore për
vendin. Krijimtaria kulturore në vite e
të Krishterëve Orthodhoksë të Shqipë-
risë vazhdon të jetë një thesar i çmuar
dhe burim frymëzimi për të gjithë popu-
llin. Çdo gjë që ka të bëjë Kishën Ortho
dhokse të Shqipërisë ka një rëndësi më
të gjerë për gjithë vendin, sepse Kisha
historikisht mbetet institucioni më i
vjetër, që lidh popullin me rrënjët e tij të
shëndetshme e të lashta. Dhe që në ko-
hën e Apostull Pavlit vazhdon të ofrojë
lëngje jetike të bollshme, model e dhe fuqi
për zhvillim të mëtejshëm.
II
“I Bekuar qoftë Perëndia… i Cili pas
përdëllimit të Tij të shumtë na rilindi në
një shpresë sëgjallë…” (I Petr. 1:3).
Çdo grumbullim Eukaristik hap ho-
rizontet e shpirtit në kohë, por edhe në
hapësirë, për të na riorientuar në rrugën
drejt qëllimit final. Me pikënisje kujtimin
e mistershëm të sakrificës së Zotit tonë
lisu Krisht – Pësimit dhe Ngjalles së Tij
– me krenari të hirshme kujtojmë, se
zjarri jetëdhënës i besimit orthodhoks
është i ndezur në këtë vend që në vitet
apostolike. Me mirënjohje sjellim ndër
mend, se me gjithë shtërngatat e për-
sëritura të invadimeve të huaja, luftrat
civile, propagandat fetare dhe perseku-
timet e frikshme në shekuj, besimi ortho
dhoks nuk pushoi së ofruari shpresë mi-
liona njerëzve, ndërsa gjatë viteve të
fundit sa vjen e rrezaton dhe gjallohet.
Orthodhoksët e Shqipërisë jetojnë në
shekuj me përvojën dhe lutjen e psal-
mistit: “Për fjalët e buzëve të tua u ruajta
nga rrugët e të ligjve. Hapat e mia u forco-
fshin në rrugët tua, që këmbët e mia të
mos luajnë”. Dhe ndërsa po shkojmë drejt
mijëvjeçarit të tretë, shpresojmë se liria
(Vijon në faqen 9)