Pritj e e rrallë, siç e kanë traditë
orthodhoksët korçarë
Të hënën, 8 nëntor, Patriku
Ekumenik Vartholomeu vizitoi
qytetin me tradita të shquara
orthodhokse të Korçës. Por, më
parë Tërëshënjtëria e Tij do të
bënte një ndalesë të shkurtër,
jashtë programit në Kishën e re
të Shën Nikollës në Elbasan, ku
u prit me dashuri nga klerikë e
besimtarë dhe më pas edhe para
katedrales së re të Pogradecit.
Siç është bërë tashmë traditë
në vizitat e Kryepiskopit Anastas,
Tërëshenjtëria e Tij u prit pa hy-
rë në Korçë nga dhjetëra makina
me besimtarë, për t’iu drejtuar
pastaj qendrës së qytetit. Me-
Mijëra besimtarë korçarë pritën Tërëshenjtërinë e Tij
Mbasditja i ishte kushtuar një
veprimtarie kulturore. Grupet më
të mira që morën pjesë në
festivalin e rinisë orthodhokse
dhanë një shfaqje për nder të
mysafirit të shquar, me këngë e
valle fetare dhe të trevave të
tyre. Tërhoqi vëmendjen edhe
kori i vajzave i Akademisë së
Arteve, i drejtuar me mjeshtëri
nga dirigjenti i njohur Milto
Vako, që drejton edhe korin e
Kishës “Ungjillëzimi i Perën-
dilindëses”. Të gjithë ata u për-
gëzuan edhe nga Tërëshenjtëria
e Tij.
gjithë shiun e fortë që kishte rë-
në deri pak minuta para mbë-
rrritjes, Patriku Ekumenik u
prit nga një “lumë” i mijëra besim-
tarëve korçarë. Ata kishin mbu-
shur edhe të dy anët e rrugës që
të çon për tek Katedralja e re
“Ngjallja e Krishtit”. Veçoheshin
për entuziazmin e tyre fëmijët,
që vraponin pranë Patrikut Eku
menik, duke hedhur lule të fre-
skëta. Kishin dalë edhe auto
ritetet më të larta lokale, përfa-
qësuesit e komuniteteve fetare
etj. Në rrugën drejt Katedrales,
Tërëshenjtëria e Tij dhe Kryepi
skopi Anastas, si dhe klerikët e
laikët që i shoqëronin iu dre-
jtuan Kishës-Katedrale, të prirë
nga banda e qytetit.
Pas Dhoksologjisë, Patriku
Ekumenik u përshëndet nga
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij
Joani, i cili theksoi ndër të tjera,
se “Sot për ne është një gëzim
dhe ngazëllim i parrëfyer…
Kisha Mëmë dha një kontribut
të pallogaritshëm për ngritjen e
Kishës Bijë. Ishte Patrikana
Ekumenike që zgjodhi Krye-
piskopin… Ishte Ajo që e ndoqi e
ndihmoi në çdo hap Kishën tonë.
Ndaj, besimtarët orthodhoksë do
t’i jenë gjithmonë mirënjohës
Patrikanës Ekumenike dhe
Juve…”.
Në fjalën e Tij, Patriku
Ekumenik tha, se Kisha Ortho
dhokse Autoqefale e Shqipërisë
përbën mburrjen e Kishës Mëmë
për punën e bërë dhe hierarkët
e rregullt që u zgjodhën… Për-
shëndetim unitetin e klerikëve
me popullin dhe bashkekziste-
ncën fetare. Patrikana Ekume
nike ka bërë e bën përpjekje që
të ruhet kjo frymë, e cila nuk
është largim nga tradita, por
përkundrazi, është morali Ortho-
dhoks, që karakterizohet nga
dashuria për çdo njeri. Tërëshe-
njtëria e Tij theksoi, se Patri-
kana Ekumenike u kujdes të
dërgonte në shqipëri Hierarkun
më të aftë që kishte, i cili në një
kohë të shkurtër bëri mrekullira
në kuptimin e vërtetë të fjalës.
“Ai që në fund të shekullit XX
nuk beson në mrekulli, të vijë në
Shqipëri”,- tha Patriku. Ai e
quajti Hirësinë e Tij Joanin ba-
shkëpunëtor të denjë të Kryepi
skopit, duke vazhduar, se ai
është “i ri, i denjë, dinamik, i mbu-
shur me dashuri e dhimbshuri
për grigjën e tij dhe jam i sigurtë
se ai, bashkë me ju, klerikë e la-
ikë dhe me dashurinë e të gjithë
qytetarëve të Korçës, do shkru-
ajë fletë të lavdishme historie”.
Çast me të vërtetë emocionues
ishte, kur pranë Tërëshenjtërisë
së Tij u afruan për të marrë be-
kimin gratë korçare të shquara
për besimin e tyre edhe në vitet
e diktaturës, si Marika Cico,
Berta Dhimitri etj., që tërë jetën
ia kushtuan Kishës. Nderim të
veçantë Tërëshenjtëria e Tij i
Bëri edhe At Gaqo Petrit, priftit
që rinisi Liturgjitë në Katedra-
len e Tiranës pas persekutimit,
të cilin e quajti një hero të vër-
tetë të besimit dhe i dhuroi një
kryq të Kishës së Madhe Ortho
dhokse, duke e shoqëruar me
Qalët “I denjë!”.
Patriku Ekumenik vizitoi edhe
Mitropolinë e Shenjtë, që është
– rikonstruktuar shumë bukur në
vitet e fundit dhe përshëndeti
besimtarët e autoritetet në dre-
kën e shtuar për nder të Tij.
Pasditen, Patriku Ekumenik
mori pjesë edhe në një mbledhje
të Sinodit të Shenjtë të Kishës
Orthodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë. Tërëshenjtëria e Tij
shprehu aty falenderimet për
pritjen e admirimin për punën e
bërë dhe arritjet e deritanishme.
Edhe Kryepiskopi Anastas fa
lenderoi Patrikun për nderimin
që i bëri Kishës sonë me vizitën
e Tij dhe mirënjohjen për mbë-
shtëtjen e përpjekjet e Kishës Më-
më të Konstandinopojës për ri-
ngjalljes e besimit në Shqipëri.