Gjirokastra veshi robat e festës
Të shtunën, 6 nëntor, Tërë-
shenjtëria e Tij Vartholomeu vi-
zitoi Mitropolinë e Gjirokastrës,
kujdestar i të cilës është Kryepi-
skopi Anastas. Dhjetëra makina
me besimtarë, klerikë e autorite-
tet lokale prisnin që tek heliko-
pteri, nga u nis vargani i gjatë
drejt sheshit qendror të qytetit.
Aty, Tërëshenjtëria e Tij u prit nga
dashuria e nxehtë e mijëra besi-
mtarëve, shumë nga të cilët ki
shin ardhur nga rrethet e zonat
rrotull. Dalloheshin, veçanërisht
shume veshje karakteristike fes
tive popullore. Ata shoqëruan me
duartrokitje përshëndetjen e
ngrohtë të Patrikut Ekumenik
dhe urimet e mirëseardhjes nga
autoritet lokale, në podiumin e
improvizuar përpara Hotel “Ça-
jupi”: “Pritja juaj e ngrohtë është
prekëse,- tha Tërëshenjtëria e
Tij. – Ju sjellim përshëndetjet, lu-
tjen dhe dashurinë e Kishës Më-
më të Konstandinopojës, si dhe
dhe bekimet e të gjitha lipsaneve
të shenjta që ndodhen në qen-
Kryepiskopi Anastas është një personalitet,
që spikat jo vetëm në Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, jo vetëm në botën e
Krishterë Orthodhokse, por “një personalitet
që rrezaton në mbarë botën e Krishterë. Eshtë
një dhuratë e Perëndisë për njerëzimin…
Nga fjala e Tërëshenjtërisë së Tij Vartolomeu I,
para besimtarëve dhe popullit të Gjirokastrës
drën e besimit tonë orthodhoks…”.
Ndër të tjera, Patriku Ekumenik
foli për përpjekjet e të krishterit
orthodhoks nëpërmjet lutjes,
ushtrimit, shenjtërimit nga Hiri
i Mistereve, që mbron shpirtin
nga frymërat e djallit. Ai theksoi,
se në shpirtin e besimtarit të kri-
shterë nuk ka vend për armiqësi
e urrejtje, ndaj asnjë bashkëqy-
tetari të vet apo besimi tjetër. I
veçantë ishte edhe vlerësimi që
Patriku Ekumenik i bëri figurës
së Kryepiskopit Anastas, duke e
quajtur personalitet, që spikat
jo vetëm në Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, jo
vetëm në botën e Krishterë
Orthodhokse, por “një persona
litet që rrezaton në mbarë botën
e Krishterë. Eshtë një dhuratë e
Perëndisë për njerëzimin…”.
Pastaj, vargu i gjatë i besim-
tarëve, me në krye Primatët e të
dy Kishave u ngjit në rrugët e
kadërllëmta të qytetit të gurtë,
drejt Kishës Katedrale të Meta-
morozës, ku u krye një Dhoksolo-
gji. Patriku Ekumenik iu drejtua
sërish të pranishmëve, duke fo-
lur për gëzimin që gjendej në një
qytet me tradita të shquara or-
thodhokse dhe u ndal në histo-
rinë dhe figurat e shquara ortho-
dhokse të tij. Më pas, Tërëshenj-
tëria e Tij foli për rëndësinë e be-
simit tek Krishti, si mjeti i vetëm
për të gjetur rrugën e drejtë në
jetë. “Urimi ynë i nxehtë le të
ngjitet tek Perëndia, që t’iu
forcojë në jetën tuaj, t’iu falë paqe
e dashuri mes jush dhe me ba-
shkëqytetarët tuaj të një besimi
tjetër…”,-tha Patriku Ekumenik
Vartholomeu. Tërëshenjtërisë së
Tij iu urua mirëseardhja edhe
nga kryetari i Shoqatës politike
“Omonia”, z. Vangjel Dule.
Më pas, Patriku Ekumenik
u drejtua për tek Shkolla e me-
sme Kishtare “Kryqi i Nderuar”,
ku u prit nga nxënësit dhe më-
suesit e saj. Eshtë kjo shkollë një
investim i rëndësishëm për për-
gatitjen e brezit të ri, por edhe
për të ardhmen e Kishës sonë. Vi-
zita nisi, së pari nga kishëza e
shkollës, për të vazhduar në sa-
llën e mbledhjeve. Aty, vëmen-
djen e tërhoqi një ekspozitë me
temë fetare, me punim të një
nxënësi të shkollës, për t’u va
zhduar pastaj me përshëndetjet,
një bashkëbisedim të ngrohtë
dhe këndimin mjaft bukur të hi-
mneve fetare nga nxënësit e
shkollës dhe kori bizantin i bu-
rrave. At Niqifori përshëndeti në
emër të shkollës dhe i dhuroi
Patrikut Ekumenik ikonën
“Ngritja e Kryqit të Nderuar”,
pikturuar nga një nxënës.
Në përshëndetjen e Tërë-
shenjtërisë së Tij drejtuar të rinj-
ve u theksua, se “Ju jeni të lum-
tur, se besoni tek Krishti dhe ru-
heni nga Hiri i Perëndisë” dhe
nuk duhet të trembeni nga pro-
blemet e botës së sotme, nga pro-
blemet e asaj rinie që është
larguar nga besimi, sepse Krishti
është më i fortë se ai që do të na
tërheqë në mëkate. Tërëshenj-
tëria e Tij u tha atyre, se përveç
Krishtit kanë edhe Kryepiskopin
Anastas, që me dashurinë e tij të
Patriku Ekumenik përuron Qendrën
madhe për rininë dhe intere-
simin për të ardhmen e Kishës
Orthodhokse në Shqipëri, krijoi
këtë shkollë kaq të bukur…
Përpara se të largohej, Pa
triku Ekumenik vizitoi klasat e
laboratorët modernë, ku bashkë-
bisedoi sërisht ngrohtë, i rre-
thuar nga dashuria e nxënësve.
Tërëshenjtëria e Ti i ftoi të gjithë
ata për një vizitë në Patrikanën
Ekumenike. Në fund, si kujtimi
më i paharruar, ishte një foto me
të gjithë nxënësit e mësuesit…