Mes besimtarëve në Kavajë, Durrës
dhe në Akademinë e Shën Vlashit
Të enjten, 4 nëntor, Tërë-
shenjtëria e Tij Vartholomeu
nisi me një vizitë në kompleksin
e punishteve “Nazareti”, në la-
gjen Kombinat të Tiranës. Atje,
Ai u prit nga i gjithë personeli,
banorë të zonës etj. Pastaj, Pa
triku Ekumenik kaloi me radhë
në mjediset e shtypshkronjës
“Ngjallja”, të laboratorëve mode-
rnë për riparimin e realizimin e
ikonave e mozaikëve etj.
Etapa e dytë e ditës ishte në
Kishën e Shën Nikollës në Kava-
jë, një nga komplekset më të
bukura të realizuara nga Krye
piskopi Anastas, ku u prit nga
klerikë dhe dashuria e qindra e
qindra besimtarëve orthodho-
ksë. Ndodheshin edhe autorite
tet lokale,përfaqësues të komu
niteteve fetare vendore etj. Në
mjediset e bukura të kishës u kë-
nduan himne për nder të vizitës
e më pas Tërëshenjtëria e Tij vi-
zitoi kopshtin shumë të bukur e
funksional dhe klinikën e vogël,
por të pajisur mirë.
Pastaj, Tërëshenjtëria e Tij,
Kryepiskopi dhe delegacioni sho-
qërues vizituan Kishën e re kate
drale “Ngjallja e Krishtit”, në qy-
tetin e Durrësit, ku u pritën me
ngrohtësi nga qindra besimtarë,
që nuk u larguan megjithë vone-
sën, vonesë që erdhi sepse kudo
që shkonte Patriku Ekumenik jo
vetëm pritej nxehtësisht, por të
gjithë, të mëdhenj e të vegjël,
dëshironin t’i afroheshin, t’i
shprehnin mirëseardhjen dhe t’i
merrnin bekimin e Tij të shenjtë.
Kishin ardhur edhe autoritetet
më të larta lokale dhe përfaqësu-
esit e komuniteteve fetare,
ndërsa fëmijë të vegjël i dhuruan
lule Hierarkëve të lartë.
Në Fjalën e Patrikut Ekume
nik dhe të Kryepiskopit, pas psa-
Imeve e himneve përshëndetëse,
u theksua, veçanërisht rëndësia
e Durrësit, si selia e parë episko-
pale e krishterë, që nga shek. I
dhe tradita e bashkëjetesës fe
tare, e cila nuk duhet të preket
nga asnjë fanatizëm i importuar.
Gjithashtu, u theksua nga Krye
piskopi edhe simbolika e pritjes
së Patrikut Ekumenik në një
kishë të re, ende të papërfun-
duar, që mban emrin e Ngjalljes,
ashtu si në ringritje dhe ngjallje
të mrekullueshme është edhe
Kisha Orthodhokse Autoqefale e
Shqipërisë. Veçanërisht e ngro-
htë ishte edhe përshëndetja për
vizitën e Tërëshenjtërisë së Tij
nga ana e Kryetarit të Bashkisë,
z. Arqile Gorea, i cili i falenderoi
për vizitën dhe i bëri dhuratë
(Vijon në faqen 4)
Një vizitë në Kishën e Shën Kollit në Elbasan
në…:(Vijon nga faqja 3)
Patrikut Ekumenik emblemën e
qytetit. Edhe më e nxehtë u bë
atmosfera kur Kryetari i Ba-
shkisë befasoi të pranishmit me
urimin për 70-vjetorin e Fortlu-
mturisë së Tij Anastasit, duke e
shoqëruar atë edhe me një dhu-
ratë simbolike, mes duartro-
kitjeve e urimeve “Për shumë
vjet, o Kryezot” të të gjithëve.
Vizita tjetër e ditës ishte në
Manastirin e Shën Vlashit. Para
Kishës së Manastirit, Patriku
Ekumenik u prit nga studentët
e Akademisë Teologjike e më pas
u krye një Dhoksologji. Tërëshe-
njtërinë e Tij e përshëndeti De-
kani i Akademisë At Luka Veroni,
i cili shprehu falenderimin për
bekimin e veçantë që sillte vizita.
“Për çdo shkollë teologjike do të
ishte nder të kishte në mesin e
saj një njeri me aftësi akademike
e intelektuale si tuajat”,- tha ai,
dhe më tej përshkroi rrugën e vë-
shtirë, por shumë të frytshme të
shkollës dhe rezultatet e arritu-
ra prej saj. “Tërëshenjtëri, ne gë-
zohemi se Ju do të mund të shi-
koni një ndër shkollat më të bu-
kura e moderne në Shqipëri.
Megjithatë, më e rëndësishme se
ndërtesa fizike është përmbu-
shja e një vizioni, kthimi i Mana
stirit të Shën Vlashit në një qe-
ndër shpirtërore për gjithë ven
din. Ju i keni parë frytet e kësaj
shkolle dy ditë më parë, kur më
se 100 klerikë të rinj të përgati-
tur rishtazi ju pritën në Tira-
,- tha At Luka.
“Themelimi i Akademisë Teo
logjike përbën një çast historik
e të shenjtë”,- tha Patriku dhe
theksoi, se të gjithë studentët që
ndodhen këtu, që marrin pjesë
në të gjitha shërbesat dhe në stu-
dimet, janë një gur theltar, ku
do qëndrojë e bazohet ngrehina
e shenjtë, e madhe dhe e dashur
e Krishtit, i cili ia besoi këtë ve-
për Kryepiskopit Anastas.
Me simbolikë të veçantë për
shkollën e manastirin ishte mbje-
llja e dy fidanëve qiparisi, nga të
dy Primatët. Më pas u vizituan
mjedise të shkollës, ku u shtrua
edhe një drekë, e cila pati veçan-
tinë e urimeve të nxehta nga të
pranishmit për përvjetorin e lin-
djes së Fortlumturisë së Tij, Prof.
Dr. Anastasit, i cili nga ana e Tij
i falenderoi të gjithë, por veçanë-
risht Patrikun Ekumenik për pra-
ninë e Tij, duke e quajtur këtë
një ndër dhuratat e kësaj dite.
Pasdite, në mjediset e Hotel
Rogner, Kryepiskopi Anastas
dha një pritje për nder të vizitës
së Tërëshenjtërisë së Tij Va-
rtholomeut. Në të morën pjesë
President! i Republikës, Kryemi-
nistri, Kryetari i Kuvendit Po-
pullor; përfaqësues të Komuni-
teve fetare, ministra e deputetë,
parti politike, intelektualë të
shquar dhe personalitete or-
thodhokse etj. Të gjithë ata i
uruan mirëseardhjen Tërëshenj-
tërisë së Tij dhe vazhdim të
mbarë të vizitës në vendin tonë.