EmailFacebookKontakt

Patriku Ekumenik bekon Katedralen e re Orthodhokse të Shkodrës

Vizitë historike e Patrikut Ekumenik Vartholomeu në Shqipëri
Patriku Ekumenik bekon Katedralen
e re Orthodhokse të Shkodrës
Të mërkurën, 3 nëntor, në
vazhdim të vizitës së Tij në ve­
ndin tonë, Tërëshenjtëria e Tij
Vartholomeu I e nisi programin
e vizitave në Zyrat e Sinodit të
Shenjtë dhe Kryepiskopatës së
Hirshme të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë, ku u
prit me shumë ngrohtësi dhe
nderim të veçantë nga Kryepi-
skopi Anastas, anëtarë të Sinodit
të Shenjtë dhe gjithë klerikët e
laikët që punojnë aty. Paskësaj,
Patriku Ekumenik, i shoqëruar
nga Kryepiskopi Anastas u nis
në drejtim të Lezhës, ku bëri një
vizitë në Memorialin e Heroit
tonë kombëtar Gjergj Kastrioti,
Skënderbeu. Ai u prit nga besim-
tarë orthodhoksë, autoritetet më
të larta lokale, përfaqësues të ko-
muniteteve fetare etj. Patriku
Ekumenik, Kryepiskopi Anastas
dhe klerikët e tjerë bënë aty një
përshpirtje për nder të Heroit,
pas të cilës Tërëshenjtëria e Tij
tha, se ky nderim i kushtohej një
burri të madh të kombit shqiptar.
Në vazhdim, Tërëshenjtëria
e Tij Vartholomeu shkoi në qy-
tetin e Shkodrës, në hyrje të të
cilit kishin dalë për ta pritur
mjaft makina me besimtarë. Në
vendin ku do ngrihet Kisha e re
Katedrale “Lindja e Krishtit”, Pa­
triku Ekumenik u prit nga qindra
besimtarë. Në fillim Ai hyri në
Kishën e vogël, që është e për-
kohshme dhe më pas, i rrethuar
nga dashuria e të pranishmëve,
Tërëshenjtëria e Tij u drejtua tek
vendi i përgatitur për Shërbesën
e Bekimit të Kishës së re. Ishin
të pranishëm edhe Kryetari i
Këshillit të Rrethit, Prefekti,
Nënkryetari i Bashkisë, depu-
tetë, drejtues të forcave politike,
si dhe drejtuesit më të lartë fe-
tarë Mons. Anxhelo Masafra,
Mons. Zef Simoni, Mons. Luçiano
Agostini, Myftiu Faik Hoxha etj.
Në fund, Kryepiskopi Anastas
theksoi bekimin e veçantë që ka
kjo kishë e re, që u bekua nga
Tërëshenjtëria e Tij. Ndërsa Pa­
triku Ekumenik theksoi sërish
shembullin e bashkëjetesës fe­
tare në Shqipëri dhe veçanërisht
rolin qendror të Kishës nëjetën
e çdo besimtari orthodhoks.
“Eshtë një ditë e veçantë, pasi
kisha që po ndërtohet po i ku-
shtohet Lindjes së Krishtit, si-
mbol i përjetshëm i paqes. Çdo
themelim Kishe ka shumë rë-
ndësi, por ky i sotmi, kur festoj-
më 2 mijë vite Krishterim, merr
vlera të veçanta. Të dy fjalimet
u pritën me duartrokitje të nxe-
hta nga të pranishmit dhe më
pas u bë një fotografi së bashku
me udhëheqësit e feve të tjera,
me të cilët Patriku Ekumenik u
ndal e bisedoi mjaft ngrohtë.
Pasdite, Patriku Ekumenik
kishte takime me udhëheqësit e
komuniteteve të tjera fetare dhe
me drejtues të partive politike.
Patriku bekon themelet e Katedrales së re të Skkodrës
Një foto me studentëtAkademisë Teologjike
Tëreshenjtëria e Tij u takua me
përfaqësues të Komunitetit My-
sliman, atij Katolik, NuncinApo-
stolik në Shqipëri, Mons. Gio-
vani Bulaitis, Kryegjyshin Botë-
ror Bektashian, Haxhi Dede Re­
shat Bardhi. Patriku Ekumenik
priti e bashkëbisedoi edhe me
Kryetarin e Partisë Demokrati­
ke, Prof. Dr. Sali Berisha, të sho-
qëruar nga zotërinjtë Gjana e
Bano. “Eshtë kënaqësi t’iu takoj
dhe iu siguroj, se kjo është një
ngjarje e rëndësishme jo vetëm
për besimtarët ortodoksë, por të
gjithë besimtarët shqiptarë, që e
respektojnë njëri-tjetrin,- tha ndër
të tjera zoti Berisha.- Kemi vle-
rësuar dhe vlerësojmë kontribu-
tin e Hirësisë së Tij Janullatos
dhe të gjithë atyre klerikëve që

ndihmuan në ringjalljen e be-
simit”. Gjithashtu, Patriku
Ekumenik pati takime edhe me
Kryetarin e Partisë Bashkimi
për të Drejtat e Njeriut, z. Vasil
Melo, të Aleancës Demokratike
Prof. Dr. Neritan Ceka dhe të asaj
Republikane z. Fatmir Mediu.