EmailFacebookKontakt

Pritje e nxehtë dhe takime të rëndësishme

Pritje e nxehtë dhe takime të rëndësishme
2 nëntor 1999. Nis vizitën
zyrtare në Kishën Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë Pa­
triku Ekumenik, Tërëshenjtëria
e Tij Vartholomeu I dhe delega­
tion! që e shoqëronte, i përbërë
nga Mitropoliti Anton i Darda-
neleve dhe San Françiskos,
Hirësia e Tij Dhimitri, At. Jorgos
Cecis etj. Në aeroportin e Ri-
nasit Ai u prit me shumë dashu-
ri, ngrohtësi e nderim të veçantë
nga Fortlumturia e Tij, Kryepi-
skopi i Tiranës, Durrësit dhe i
gjithë Shqipërisë, Anastasi, Mi­
tropoliti i Beratit, Hirësia e Tij
Ignati, Mitropoliti i Korçës, Hi-
rësia e Tij Joani, përfaqësues të
klerikëve e besimtarëve ortho-
dhoksë etj. Kishin ardhur për t’i
uruar Mirëseardhjen Tërëshe-
njtërisë së Tij edhe Zëvendës-
kryeministrja znj. Makbule Çe-
ço, Ministri i Shtetit z. Preç Zogaj,
Ministri i Financave z. Anastas
Angjeli, Ministri i Shëndetësisë
z. Leonard Solis, Ministri i Kultu-
rës z. Edi Rama, zv. Ministri i
Jashtëm z. Pëllumb Xhufi,

Kryetari i PBDNJ z. Vasil Melo,
deputetë, diplomatë etj. Më pas,
Primatët e të dy Kishave Ortho-
dhokse shkëmbyen mesazhe
mirëseardhjeje; Kryepiskopi
f………………………………..——
“Lavdi Perëndisë, që Kisha Orthodhokse e
Shqipërisë është sot e aftë të qeverisë vetveten
dhe të jetë Autoqefale, me të drejta të bara- |
barta”
Nga fjala e Patrikut Ekumenik në Dhoksologjinë,
në Kishën e “Ungjillëzimit”
Anastas e vuri theksin tek falen-
derimi i gjithë besimtarëve or-
thodhoksë të Shqipërisë për ko-
ntributin e veçantë të Tërëshe-
njtërisë së Tij në ringritjen ka-
nonike të Kishës Autoqefale të
Shqipërisë, ndërsa Patriku Eku­
menik shprehu kënaqësinë për
realizimin e kësaj vizite, si dhe
një falenderim të veçantë për qe-
veritarët e Shqipërisë, që gjithë
këto vite ndihmuan në ringri­
tjen e besimit. “Të prekur thellë
dhe me një gëzim të papër-
shkruar vizitojmë vendin tuaj
historik dhe Kishën e Shenjtë
Autoqefale të Shqipërisë,- tha
ndër të tjera Tërëshenjtëria e
Tij,- për t’iu transmetuar dashuri-
rinë tonë të nxehtë, përshënde-
tjet e përzemërta, si dhe beki-
min e Kishës Mëmë të Konsta-
ndinopojës”.
Ndalesa e parë e vizitës
ishte në Kishën “Ungjillëzimi i
Perëndilindëses” në Tiranë, ku
për nder të vizitës së Tërëshenj-
tërisë së Tij u krye Shërbesa e
Dhoksologjisë, në të cilën morën
pjesë të gjithë anëtarët e Sinodit
të Shenjtë dhe klerikët e Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë. Patriku Ekumenik u
prit aty nga tingulli i hareshëm
i kambanave dhe nga qindra e
qindra besimtarë orthodhoksë,
që shprehnin gëzimin e tyre, du­
ke dhuruar lule, të cilat mbu-
luan rrugën. Në fund të shër-
besës, të dy Hierarkët e lartë iu
drejtuan të pranishmëve. Krye-
piskopi u ndal në rrugën e ngji-
tjes dhe arritjet e Kishës sonë
në këto vite, ku veçoi kontribu-
tin dhe mbështetjen e Patrikut
Ekumenik, sidomos në mbroj-
tjen dhe mbështetjen e Autoqe-
falisë së Kishës Orthodhokse të
Shqipërisë. Ndërsa Tërëshenjtë-
ria e Tij, pasi përshëndeti të
pranishmit, duke e quajtur këtë
takim një dhuratë të Perëndisë
dhe vlerësoi lart bashkekzisten-
cën paqësore fetare në vendin
tonë, u ndal në rëndësinë e fa-
ktit, që secili duhet t’i lutet Perë-
ndisë në gjuhën e Tij, gjë që
është reflektuar thellë në të gji-
thë traditën e Kishës Orthodho­
kse. “Lavdi Perëndisë, që Kisha
Orthodhokse e Shqipërisë është
sot e aftë të qeverisë vetveten e
të jetë Autoqefale, me të drejta
të barabarta ”, theksoi në fjalën
e Tij Patriku Ekumenik.
Në orën 13:30, në Hotel “Ti­
rana” u shtrua një drekë për nder
të Patrikut Ekumenik dhe dele-
gacionit që e shoqëronte, me pje-
sëmarrjen e Sinodit të Shenjtë
dhe klerikëve të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në përshëndetjen e Tij Kryepi­
skopi u ndal, sidomos në bekimin
e veçantë që dha Perëndia, që
sot të kemi më shumë se 100
klerikë të rinj orthodhoksë shqi-
ptarë, që kanë mbaruar Akade-
minë tonë Teologjike e shprehu
lutjen, që Perëndia të japë beki­
min, që edhe të rinj të tjerë të
ndriçohen për t’i shërbyer Atij,
pasi nevojat janë mjaft të mëdha.
Tërëshenjtëria e Tij Va­
rtholomeu u ndal në aspektin
shpirtëror të formimit të kleri-
kut orthodhoks, duke veçuar ne-
vojën që ai të bëjë një jetë të kri-
shterë dhe sidomos rolin dhe rë-
ndësinë e lutjes në jetën e kleri-
këve dhe të gjithë orthodhoksëve.
Mbasdite, Patriku Ekume­
nik Vartholomeu I, u takua me
Presidentin, Prof. Dr. Rexhep
Meidanin. Në fillim President! i
uro! mirëseardhjen Tërëshenjtë-
risë së Tij, duke theksuar she-
mbullin e shkëlqyer të bashkë-
jetesës paqësore ndërmjet be-
simeve në Shqipëri. Patriku Eku­
menik e njohu Presidentin me
rolin e Patrikanës Ekumenike në
botë, në nxitjen e dialogut me fe-
të e tjera dhe me laikët, dialog
“që i shërben zhvillimit të fry-
mës së paqes, tolerancës, shoqëri-
së civile dhe ruajtjes së mjedi-
sit”. Pastaj, Tërëshenjtëria e Tij
u prit nga Kryetari i Kuvendit
Popullor, Z. Skënder Gjinushi, i
cili vlerësoi rolin e Patrikanës në
ringjalljen e Kishës sonë dhe kon-
firmimin e saj si të barabartë
mes Kishave motra. Tërëshenjtë-
ria e Tij vlerësoi garancitë që jep
Kushtetuta e re për lirinë fetare
dhe theksoi, se shqiptarët janë
pjesë e Evropës dhe i kanë të gji-
tha shanset për integrim në të.
Patriku Ekumenik u takua
dhe me Kryeministrin, Z. Ilir
Meta, i cili e konsideroi vizitën e
Tërëshenjtërisë së Tij si një nxi-
tje dhe theksoi frymën e toleran-
cës fetare në vendin tonë, nga e
cila ka çfarë mëson edhe politika
dhe më pas shprehu vlerësim të
veçantë për ndihmesën që Kisha
dhe Kryepiskopi Anastas dhanë
për refugjatët kosovarë. Patriku
Ekumenik falenderoi Qeverinë
për mbështetjen që ka dhënë për
Kishën Orthodhokse e gjithë be-
simet në Shqipëri dhe vlerësoi
brezin e ri të politikanëve që dre-
jtojnë sot vendin.