EmailFacebookKontakt

Bashkekzistenca fetare – shembuj për popujt e tjerë

Bashkekzistenca fetare – shembuj për popujt e tjerë
– Fjala e Tërëshenjtërisë së Tij Vartholomeut para largimit, në aeroportin e Rinasit –
D
uke u larguar nga Shqipë-
ria mike, shprehim fa-
lenderimet tona ndaj Qeverisë
së nderuar dhe ndaj autorite-
teteve lokale, per nderimet dhe
lehtësirat që na kanë krijuar gja-
të realizimit të vizitës sonë në
Kishën Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë dhe tek populh i saj.
Gjithashtu, shprehim fale-
nderimet tona ndaj Kishës Or­
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë për mikpritjen, nderimin
e dashurinë e treguar. Falende-
rojmë dhe gjithë popullin shqi­
ptar, për ndjenjat e mira dhe
predispozicionin e tij paqësor.
Admirimi ynë për veprën
e kryer nga Kisha Orthodho­
kse Autoqefale e Shqipërisë
është i plotë. Siç e kemi thënë
edhe herë tjetër, këtë ia dedi-
kojmë, së pari, bekimit të Perë-
ndisë; së dyti, Qeverisë së nde­
ruar, e cila ka ligjëruar, tashmë
tolerancën fetare dhe popullit
të çmuar shqiptar, i cili nga
tradita e vet e respekton këtë
tolerancë; së treti, Kryepisko-
pit të Tiranës, Durrësit dhe të
gjithë Shqipërisë, z. Anastas,
që është një personalitet i rra-
llë dhe i pakrahasueshëm, shu-
më i talentuar, me shumë për-
vojë, që ka udhëtuar së tepër-
mi, shumëgjuhësh, shumë i
dashur, me plot urtësi, dashu-
ri, aftësi organizuese, zell dhe
çdo virtyt tjetër, me prestigj
dhe afirmim ndërkombëtar
dhe; së katërti, bashkëpunëto-
rëve të tij dhe popullit besim-
tar të Kishës Orthodhokse.
Kontributi i Kishës Ortho­
dhokse në përparimin e
Shqipërisë mike është me të
vërtetë i madh. E përgëzojmë
atë, si dhe gjithë popullin
shqiptar, për frymën domi-
nuese të bashkekzistencës dhe
bashkëpunimit ndërmjet qyte-
tarëve që bëjnë pjesë në fe të
ndryshme. Qëndrimi i tij për-
bën një shembull për popujt e
tjerë, të cilët fatkeqësisht tër-
hiqen pas fanatizmit fetar dhe
shkojnë drejt veprimeve sho-
qërore dhe morale të papra-
nueshme.
Me gjithë zemër, i urojmë
gjithë popullit shqiptar zhvi-
llim të shpejtë, begati, paqe,
shëndet dhe çdo përparim dhe
përfshirje të shpeshtë të Shqi-
përisë në Evropën e Bashkuar.
Hiri i Perëndisë dhe për-
dëllimi i Tij i shumtë le ta mbu-
lojë atë. Amin.