Ka mëse një vit që në
repartin 325 (Instituti i
Riedukimit Tiranë) ka
shtrirë veprimtarinë e vet
fetare Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë.
Ndikimi i saj në të gjithë
jetën e të dënuarve ka
qenë i dukshëm.
Një nga porositë e
Biblës është që të vizito-
het dhe të ndihmohet i
burgosuri. Me këtë moto
kanë punuar të gjithë të
dërguarit e kësaj Kishe
dhe autoritetet, duke fi-
lluar nga klerikët, deri tek
predikimet e thjeshta në
të dy kampet, për burrat
e gratë. Ku konsiston ajo:
Së pari, ndihma shpirtë-
rore: Në të dy kampet u
krijuan faltoret e vogla
dhe ato janë pasuruar çdo
ditë, si me ikonat, ashtu
edhe me literaturë. Gjitha-
shtu, çdo javë i dënuari ka
marrë edhe shtypin ba-
shkë me revistat fetare.
Predikimet janë bërë
të rregullta jo vetëm për
njohjen e Biblës, por edhe
tema, që kanë goditur
veset e cilësi të tjera të
dëmshme të karakterit,
që çojnë deri në krim. Kë-
to tema mbështetur gjith-
një në Biblën janë zgje-
dhur, duke marrë edhe
mendimin e stafit të edu-
kimit e kanë ndikuar shu-
më tek të dënuarit, që të
meditojnë e të pendohen.
Shumë interesante ka-
në qenë edhe ritet fetare,
si pagëzimet dhe meshat
e organizuara, që për një
çast kanë bërë që i dë-
nuari të ndjehet i lirë e të
harrojë që është në burg.
Veprimtaria ka konsis-
tuar edhe në atë ekono-
mike. Duke patur para-
sysh vetë nivelin dhe tra-
jtimin ekonomik në bur-
gje, me racione të varfra
ushqimore dhe kushtet në
mjediset ku jetojnë të dë-
nuarit jo të standartit të
duhur, si dhe faktin se
përmirësimi i kushteve
ndikon sadopak në uljen
e agresivitetit, këtu janë
sjellë rregullisht çdo javë
ushqime të ndryshme,
veshje e orendi në shër-
bim të të dënuarit. Kjo
është bërë më e bukur si-
domos në ditë të shënu-
ara, si Krishtlindje dhe
Pashkë e ditë të tjera të
mëdha shenjtorësh, ku të
dënuarit nuk i ka mun-
guar asgjë për të festuar.
Ndihma ekonomike
nuk ka qenë vetëm për të
dënuarit këtu në kamp,
por deri edhe për familjet
e tyre; fëmijët në shtëpitë
e fëmijës në rrethe, ku
predikues të ndryshëm, jo
vetëm janë interesuar për
fëmijët e të dënuarve dhe
i kanë ndihmuar ata, por
kanë siguruar për ta edhe
lidhjet e informacionin me
prindërit, kjo edhe në kra-
hinat më të largëta.
Kjo është vetëm njëra
anë e ndihmës, por ajo më
e rëndësishmja është, se
është menduar për diçka
më jetëgjatë. Për shem-
bull, në kampin e burrave
u investua mjaft për dho-
mën e takimit dhe të pri-
tjes, sistemimit dhe rregu-
llimin e dy fushave sporti
ve (volejboll dhe basket
boll), duke sjellë edhe mje-
te të ndryshme sportive.
Kurse për kampin e gra
ve, duke mbështetur dhe
kërkesën e mendimin e
edukatores, por dhe me
përkrahvjen e Priftëre-
shës Fotini, bënë që në të
jo vetëm të sigurohet një
makinë qepëse, por edhe
të sponsorizohet nga Ki
sha një specialiste, që çdo
javëumësontë dënuara-
ve zanatin e rrobaqepëses.
Aktivitetet nuk kanë nge-
lur vetëm në kornizën fe
tare, por janë shtrirë edhe
në atë kulturore e sportive,
me veprimtari të përba-
shkëta me të dënuarit.
Ne si staf edukimi,
mendojmë që të gjitha ve-
primtaritë e KOASH ka-
në ndihmuar pozitivisht
tek të dënuarit. I falende-
rojmë për këtë, se na e ka-
në bërë edhe më të lehtë
punën tonë, qëllimin tonë,
që është zbutja e shpirtit
të tyre dhe rehabilitimi,
që nesër këta njerëz je
vetëm të mos e përsëritin
kurrë atë që kanë bërë,
por edhe të integrohen në
shoqërinë e lirë.
Mario Kiço, shefi
sektorit të edukimit