EmailFacebookKontakt

Pjesë e një familjeje të madhe shpirtërore

Pjesë e një familjeje të madhe shpirtërore
– Mbresa nga kampingu i vajzave “Bariu i Mirë”, në Shën Joan Vladimir Elbasan –
Me shkëputjen nga
jeta e përditëshme, nga
zhurma e qytetit, çdo
person është thirrur në
kamp jo vetëm për t’u
çlodhur, por me pak
dëshirë të mund të bëhet
pjesë e një familjeje të
madhe, në gjirin e të cilës
do të gjejë dashuri,
mirëkuptim dhe paqe. E
mbi të gjitha është thi­
rrur, që në qetësinë që do
të gjejë në kamp, t’i hapë
zemrën Perëndisë dhe ta
pranojë Atë.
Ata që mundësuan
kampin e vajzave në
Shën Joan Vladimir u
përpoqën që vajzat pje-
sëmarrëse të fitonin
përvojë personale të një
marrëdhënie të veçantë
me Perëndinë dhe të
afërmin e tyre.
Para se kampi të
fillonte (në muajt qer-
shor-korrik ‘99), i ndry-
shuan jo pak pamjen
Manastirit. Ndërtesa të
reja të pajisura me të
gjitha gjërat e nevoj-
shme, me ndriçim të
vazhdueshëm e ujë të

Një foto e paharruar me Kryepiskopin Anastas
rrjedhshëm, mencë e
kuzhinë. Një falenderim
për ata që i realizuan
është shumë pak, po të
shtojmë dhe përkushti-
min e personelit të ku-
zhinës, gjithnjë të pa-
përtuar dhe faktin që
shumë prej tyre ishin
vullnetarë. Çdo punë në
kamp bëhej nga vajzat
sipas grupeve që u
përkisnin.
Sa për punën e dorës,
të treja idetë e paraqi-
tura u pëlqyen shumë
nga vajzat; qëndisje e
andimensit, përgatitje e
kartolinave të përshë-

ndetjeve dhe mozaiku në
formën e kryqit. Çdo
punë është e vlefshme
sepse stërvit durimin e
mbi të gjitha të jep
kënaqësi. Nuk munguan
as sportet dhe kampio-
natet në volejboll, ping-
-pong e batketboll dhe
sidomos nuk munguan
kënga e humori.
Në mëngjes, me rë-
nien e kambanës në ora
7:00, vajzat kishin taki­
min e parë me ditën e re,
kurse me fillimin e Mën-
gjesores në 7:30, ato ki­
shin takimin e parë me
Perëndinë… Pastaj, për

rreth 15 minuta ato ishin
të ftuara të mbajnë qe-
tësi dhe të kalojnë në
mjediset që dëshirojnë
rreth kampit, kohën e
qetë me Perëndinë. Dhe,
duke lexuar mbresat e
tyre për kampin, mëson
se kjo kohë ka qenë
shumë e rëndësishme
për të zbuluar disa nga
problemet e tyre, i ka
ndihmuar që të njohin
më mirë veten dhe i ka
afruar më shumë me
Perëndinë.
Pas mëngjesit të
shpejtë, vajzat sipas gru­
peve të tyre kanë disku-
tuar së bashku në studi-
met e Shkrimit të Shenj-
të për temat që janë traj-
tuar në kamp, si “Rritja
në jetën e Krishterë” për
gjimnazistet dhe “Ba-
shkëekzistenca” për stu-
dendët. Diskutimi në
grup të vogël i shumë
çështjeve i dha mundësi
të mësojnë më shumë,
por edhe të njohin më
mirë njëra-tjetrën.
Pasonte shërbimi
(Vijon në faqjen 10)

(Vijon nga faqja 9)
rreth kampit dhe me rënien e kambanës të gjitha vajzat kanë
dëgjuar folësit të diskutojnë për temat që kishin më shumë interes,
me të ftuar tepër të veçantë, si Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas,
Hirësia e Tij Ignati, Hirësia e Tij Joani, At Effemi, At Justini etj. Disku-
timet e parashikuara për një orë janë transformuar në një komunikim
të gjallë, me pyetje e përgjigje, që kanë zgjatur edhe deri dy orë.
Pas predikimit, puna e dorës në grup, dreka dhe koha e lirë.
Pasdite, të ndara në 8 grupe, vajzat patën mundësi të marrin pjesë
në katër veprimtari të ndryshme: së pari, me vizitat shumë mbresë-
lënëse në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Për një orë vajzat mundën
të lehtësonin sadopak dhimbjen e tyre, duke u dhënë atyre shumë
dashuri dhe përkujdesje.
Ndërsa dy grupe të tjera në kamp u morën me fëmijët e fshatit,
duke bërë katekizëm dhe lojëra të ndiyshme me ta. Vajzat e interesuara
për muzikën bizantine mund të mblidheshin në Kishën e vogël e të
mësonin himne kishtare, kurse të tjerat mësonin valle traditional e të
Shqipërisë. Pasditja vazhdonte me sportet e më pas me koktejin. Në
ora 7-8 të mbasdites, perëndimi i diellit i ftonte vajzat në Mbrëmësore
apo në Paraklisin e vogël të së Tërëshenjtës. Shumë herë këto shër-
besa dhe tre shërbesat e pagëzimit që janë bërë në të dy kampet, kanë
përfunduar në një atmosferë shumë të bukur, në kishën e madhe të
ndriçuar vetëm nga drita e qirinjve.
Pas mbarimit të darkës, dita mbyllej me lutjet e Pasdarkës së vogël.
Para se të largohen për gjumë, shumë nga vajzat kanë pëlqyer të
shkojnë edhe një herë në kishën e madhe të Shën Joanit, për t’iu lutur
Atij të ndërmjetojë pranë Perëndisë.
Pati edhe ditë të veçanta: ekskursioni, Agripnia, nata e fundit.
Për të dy kampet ekskursioni u organizua në Pogradec e Drilon.
5 gushti ishte dita më e veçantë për kampin e studentëve. Aktivitetet
më të pakta i dhanë mundësi vajzave për një pushim më të gjatë, se­
pse në darkë në kishën e madhe për 5 orë rresht nga ora 21 deri në 2
të mëngjesit të datës 6 gusht, do të festonin “Metamorfozën e
Shpëtimtarit tonë, Zotit lisu Krisht”. Për shumicën e tyre kjo ishte
Agripnia e parë, por edhe për të tjerat, kjo ishte ndoshta më e bukura.
Nata e fundit për të dyja kampet i gjeti vajzat rreth një zjarri të
madh, ato kënduan, vallzuan rreth zjarrit e bënë humor. Shumë dhanë
përshtypjet për kampin dhe shprehën falenderimet e tyre.
Në shërbesën e faljes të gjitha kërkjuan falje dhe shprehën
dashurinë e tyre për njëra-tjetrën, me fjalët “Perëndia të do ty, edhe
unë të dua”.
Dita që pasoi ishte dita e përshëndetjeve. Për ato që u larguan të
fundit, trishtimi i ndarjes ndoshta ishte më i madh. Një përshëndetje
me kishën dhe më pas nisje për në jetën e përditshme…
Ishin të shumtë personat që pohuan, se kampet e rinisë së tyre
orthodhokse kanë qenë vendimtare për jetën e tyre. Kujtimi i një
kampitë tillë i kish ndihmuar që të formonin një disiplinë në jetën e
tyre shpirtërore dhe i kish dhënë modelin e një jete të krishterë. E në
mes vështirësive kishin kujtuar gjithnjë psalmin 23. Έ në shkofsha
mes hijes së vdekjes, nuk do të frikësohem nga ndonjë e keqe, se Ti je
bashkë me mua”.