EmailFacebookKontakt

Si u zbuluan Kodikët e Beratit?

Nga kontributi orthodhoks në kulturën e popullit tonë
Si u zbuluan Kodikët e Beratit?
Në tekstin e Historisë
së Popullit Shqiptar, në
lidhje me kodikët thuhet
se traditën e librit në
Shqipëri e përfaqësojnë
kodikët e dorëshkruar
në pergamene. Vlerë të
veçantë ka koleksioni i
Kodikëve të Beratit dhe
në këtë koleksion më i
çmuari është Kodiku i
purpurtë i shekullit VI-
të (faqe 45).
Kodikët e Beratit u
zbuluan shumë vonë, në
gjysmën e dytë të she­
kullit XX. Zbuluesi i tyre
është psalti i qytetit të
Beratit, Nasi Papapavli
nga lagjja Mangalem.
Zbulimi i tyre u bë në
këto rrethana: Nasi
ishte djalë prifti dhe çdo
të dielë, që në moshë të
re, shoqëronte të jatin

kur ngjitej në lagjen
Kala për të meshuar në
kishën e Shën Triadhës,
për ta ndihmuar dhe për
të mësuar psalltiqinë.
Kur djali ishte rritur
dhe ishte bërë madhor,
një ditë pas meshës, kur
kisha ishte boshatisur
nga besimtarët, e thirri
në ajodhimë dhe i tha se
do t’i besonte një sekret
të rëndësishëm, i tregoi
një kapak pranë Tryezës
së Shenjtë dhe i tha ta
hiqte. Para syve të djalit
u duk në errësirë një
gropë e thellë. Aty, i tha
i ati, janë fshehur dy li­
bra me vlerë të madhe, të
cilat të huajt janë për-
pjekur t’i shtien në dorë.
(Gjatë luftës së parë bo-
tërore austriakët që pu-
shtuan Beratin dhe rre-

thinat e tij, përdorën të
gjitha mjetet, që nga
premtimet joshëse dhe
deri tek kërcënimet dhe
dhuna kundër epitro-
pëve të Kalasë’, për të
treguar vendin e fshe-
htë). Pasi i ati vdiq, Nasi
mori rrugën e kurbetit,
shkoi në Amerikë për të
siguruar jetesën e fami-
Ijes. Pas shumë vjetësh
u kthye në Atdhe. Thonë
se amanetin s’e tret dheu
dhe Nasit i rëndonte
shumë amaneti i të atit,
por nuk shihte ndonjë
rrugëdalje. Në vitin
1939 Shqipëria u pu-
shtua nga Italia fashiste
dhe italianët nisën edhe
ata të interesoheshin
për ato dy libra.
Pas çlirimit të vendit
në vitin 1956 Nasi u tran-

Pamje njërit prej Kodikëve
sferua familjarisht në
Tiranë dhe u krijuan ku-
shte për ta ndjekur pro­
blemin. Megjithatë nuk

e pati të lehtë sepse për-
mbajtja e librave ishte
fetare dhe regjimi ishte
ateist. Më në fund, troki-
ti në Institucionin e Shke-
ncave ku kërkoi takim
me Prof. Dr. Aleks Bu-
dën, kryetari i këtij In-
stituti. Ai e priti, e dëgjoi
me vëmendje dhe i pre-
mtoi se do të interesohej
dhe do ta njoftonte. Në
takimin tjetër Prof. Dr.
Aleks Buda, i tha se çë-
shtjen ia kishte referuar
Degës së Brendshme të
Beratit, kishte shkuar
edhe vetë në Berat, por
përgjigje nuk kishte ma-
rrë. Siç duket epitropët
e Kalasë nuk kishin be-
sim… tek autoritetet ko-
muniste. Pesëmbëdhjet
vjet me radhë Nasi, në çdo
dyjavë, shkonte në Insti-
tutin e Shkencave për të
marrë ndonjë përgjigje.
Më në fund vëllimet
u gjendën dhe vetëm
atëherë Nasi mësoi se dy
librat aq të kërkuar nga
të huajt, ishin Kodikët e
shekujve të hershëm me
vlerë të rallë historike.
Por, kodikët ishin dëm-
tuar keq nga lagështira
dhe kishin nevojë të re-
stauroheshin. Prandaj u
dërguan në Kinë. Duart
e arta të artizanëve ki-
nezë i kthyen kodikët në
(Vijon në faqjen 10)

Si u zbuluan Kodikët e
Beratit?
(Vijon nga faqja 9)
gjendjen e mëparshme dhe pas
disa yjetësh ia dorëzuan Arkivit
Qendror të Shtetit, ku ndodhen
edhe sot, në dispozicion të
studiuesve shqiptarë. Dorëzimi
i kodikëve u bë me ceremoni.
Në mbledhje morën pjesë
përfaqësues të lartë. Ato ditë
Prof. Dr. Aleks Buda botoi një
artikull të gjatë në gazetën
“Zëri i Popullit” për rëndësinë
e kodikëve të Beratit, ku
shprehte njëkohësisht ko-
nsideratën e tij të veçantë për
familjen e Nasi Papapavlit. Kur
i biri e falenderoi atë për ç’ka
kishte shkruar në gazetë, Prof.
Dr. Aleks Buda u përgjigj: “U
çlirova nga një barrë e rëndë
morale karshi babait tuaj, i cili
me një përkushtim, këmbëngu-
Ije dhe durim të habitshëm nuk
rreshti të vinte në Institut çdo
dy javë, për pesëmbëdhjetë vjet
rresht, për të marrë ndonjë për-
gjigje për fatin e kodikëve.
Disa konsiderata
për kodikët e Beratit
Siç u theksua më sipër,
traditën e librit në Shqipëri e
përfaqësojnë kodikët, me
përmbajtje fetare (pjesë nga
Ungjijtë, psalmet etj). Identik
është edhe kodiku tjetër i
shekullit IX-të, 1 njohur me
emërin kodiku 1 artë, 1 quajtur
kështu sepse ishte shkruar me
shkronja të derdhura në flori.
Kjo traditë e transkriptimit me
dorë në pergamene të librave
ka vazhduar deri vonë në
shekullin e XVI, kur Guten-
bergu shpiku shtypshkronjën,
e cila shënoi një kthesë re-
volucionare në përhapjen e
kulturës. Në shekullin XV-të,
dhe konkretisht në vitin 1411,
është shkruar një tjetër kodik,
në të cilin gjendet ky shënim:
“Psaltiri u përfundua së shkru-
ari me ndihmën dhe shpen-
zimet e të nderuarit jeromonak
dhe arkimandrit Maksim dhe
iu dorëzua Manastirit të she-
njtë të Virgjëreshës Mari në
Berzhdë, për përdorim të
brendshëm në atë kishë të
Perëndisë dhe për të mësuar
fëmijët. Kushdo që nxjerrë
jashtë kishës këtë Psaltir past
kundërshtare të përjetshmen
Nënën e Krishtit. U shkrua nga
dora e të përvuajturit Teodor, që
ishte sekretar i Beratit pranë
Zotit Theodhor Muzaka dhe
tani qëndron i burgosur në
Kalanë e Skraparit. Kushdo që
ta lexojë të më kuptojë dhe të
lutet për mua të mjerin, sepse
e shkruajta me vuajtje të
mëdha. Viti 1411.”
Kodikët e Beratit janë
shkruar në greqishten e vjetër,
e cila pas ndarjes së Pera-
ndorisë romake, në fund të
shek. V-të (395) në dy pjesë: të
. Lindjes dhe të Perëndimit, u bë
gradualisht gjuha zyrtare,
duke zëvendësuar latinishten.
Prefekturat e Ilirisë përfshi-
heshin në Perandorinë Bi-
zantine të Lindjes dhe pas
shek. VIII (të 732) edhe kishat
e Ilirisë që deri atëherë va-
zhdonin të vareshin nga Roma,
u vunë nën varësinë e Pa-
trikanës Ekumenike të Kon-
standinopojës.
Eshtë e rëndësishme të
vihet në dukje, se në atë pe-
riudhë të Mesjetës së hershme
në prefekturën e Ilirisë ek-
zistonin punishte për tra-
nskriptimin e librave me dorë
në pergamenë nga zejtarët
kaligrafë vendas, gjë që dë-
shmon për zhvillimin kulturor,
nën drejtimin dhe kujdesin e
mitropolitëve, peshkopëve dhe
3 arkimandritëve të kishave të
Ilirisë. Eshtë detyrë e lartë fe­
tare të hulumtojmë, zbulojnë
dhe ndriçojmë këtë periudhë të
hershme të kulturës së popullit
shqiptar. Kuadrot e rinj të
KOASH-it, teologë laikë dhe
klerikë, kanë filluar të dalin
nga bankat e shkollave teolo-
gjike, brenda dhe jashtë vendit
dhe besojmë se do ta për-
mbushin me përkushtim këtë
detyrë. Kodikët e Beratit
vezullojnë si yje të pashuar në
qiellin e kulturës së popullit
tonë dhe përbëjnë një nxitje për
studime historiografike të
mirëfillta.
Theodhor Papapavli
Maksim Çuko,
Në Akademinë Teologjike
Ngjallja e Krishtit, Durrës