Takim i Kishave Orthodhokse
me Shoqëritë Biblike të Bashkuara
Nga data 30 shtator
deri më datën 2 tetor
1999, përfaqësuesit e
Kishave Orthodhokse u
mblodhën në El- Es-
korial të Spanjës, me
ftesë të Sekretarit të
Përgjithshëm të Sho-
qërive Biblike të Ba
shkuara, si dhe grupit të
punës të caktuar nga
Patriarku Ekumenik,
për të shkëmbyer për-
vojën në fushën e për-
kthimit të Shkrimit të
Shenjtë.
Në këtë takim pati
referate të ndryshme
rreth llojeve të për-
kthimit, përvojës që
kanë Kishat Ortho
dhokse Greke e Ruse në
përkthimin e Dhiatës së
Vjetër dhe asaj të Re,
Kanonit të Shkrimit të
Shenjtë, gjuhës së për-
kthimit, rreth Shkrimit
të Shenjtë tek Etërit e
Kishës, Septuaginta si
model përkthimi etj.
Të pranishmit ranë
dakord që në të ardh-
men të krijohen grupe
pune për shqyrtimin e
përkthimit Konfesional
dhe Interkonfesional,
për gjuhën e përkthi-
meve, si dhe për për-
caktimin e parimeve të
përkthimit. U theksua,
gjithashtu dhe domosdo-
shmëria e shkëmbimit
të përvojës ndërmjet Ki
shave Orthodhokse dhe
Shoqërive Biblike të
bashkuara në fushën e
përkthimit.
Kisha Orthodhokse
Autoqefale e Shqipërisë
u përfaqësua në këtë
takim nga z. Jorgo Pa-
padhopulli, i stafit të
Akademisë Teologjike të
Durrësit.
Korresp. i “Ngjalljes”