Nga shenjtorët e muajit
Jerasimi, asketi i ri
(20 shtator)
Mbiemrin e kishte Notara, ndërsa
nuk dihet emri i pagëzimit. Ishte farefis
me Dukën e madh të kohës së rënies të
Konstandinopojës.
U lind në vitin 1508 ose 1509 në
krahinën e Korinthit të Greqisë, nga
Dhimitri dhe Kalia, njerëz të kamur dhe
besimtarë. Shumë shpejt Jerasimi
lundroi për në Zakinth dhe pastaj
udhëtoi për përfitim shpirtëror në vende
të ndryshme të Greqisë, në Konstandi-
nopojë dhe në Propontidë.
Qëndroi për shumë kohë në një
vend ta paditur në Malin e Shenjtë,
Athos dhe në vitin 1540 shkoi për të
shërbyer në Varrin e Tërëshenjtë të
Krishtit. Patriku i atjeshëm, ndofta i
afërt i tij, e dorëzoi dhjak dhe prift.
Ndofta në vitin 1552, iku që andej dhe
shkoi në Malin e Sinait, Siri, Egjipt,
Libi, Kretë. Në vitin 1554 u vendos në
një shpellë të Zakinthit, dhe thuhet se
ai pagëzoi dhe udhëhoqi Shën Dionisin
(17 dhjetor).
Për t’iu shmangur admiruesve të tij,
u vendos në vitin 1559 në një shpellë
në ishullin e Qefallonisë dhe pas
njëmbëdhjetë muajsh në një krahinë,
atëhere të shkretuar, të manastirit të
Shën Jerusalemit Omalon, po në
Qefalloni. Aty gjeti një konizmë të vjetër
latine të “Marisë së Jerusalemit”.
Igumeni i manastirit, hieromonaku
Jorgo Valsami, i dha atij manastirin në
vitin 1560, por më pas shumë shpejt
ndërroi mendje. Por përfundimisht ranë
dakord dhe Oshënari vazhdoi ri-
ndërtimin që kishte filluar tjetri. Ndër
rreth 25 murgesha të këtij manastiri,
Shën Jerasimi
përfshihen edhe dy motra të Valsamit.
Shenjti drejtoi edhe burra, derisa u preh
në pesëmbëdhjetë gushtin e vitit 1579.
Sot kremtohet transferimi i parë i
lipsanit të tij (më 20.10.1581), që ai u
gjet i paprekur dhe u rivarros. U tra-
nsferua përsëri në prill të vitit 1582, i
paprishur, duke lëshuar erë miroje dhe
duke shëruar. lu bënë lutje në ma
nastirin e tij dhe aty bëri mrekulli
tronditëse, si: shumë herë e shpëtoi
ishullin nga uria, u kthyen vetë delet e
manastirit, që i kishin vjedhur; zbuti
shtrëngatën detare sapo zhytën ikonën
e tij në ujë dhe, sidomos, ai nxjerr
demonë dhe për këtë e quajtën Kapsali
(=djegës), sepse i djeg demonët.
Kremtohet edhe më 16 gusht.
At Justini