Në Kishën Orthodhokse, Miro e
Shenjtë shërben dhe përdoret për të kryer
Misterin e Shenjtë të Krezmimit të të
sapopagëzuarve, si dhe për krezmimin e
heterodhoksëve, të cilët pranojnë besimin
Orthodhoks. Gjithashtu përdoret edhe
gjatë shenjtërimit të Kishave.
Në kohët e hershme përdorej për
lyerjen e Perandorëve e të Mbretërve
Orthodhoksë. Në Dhiatën e Vjetër
(Eksodi 30.22-33) bëhet fjalë për lyerjen
e Moisiut me Miron e Shenjtë. Më vonë,
gjatë epokës apostolike, Miro e Shenjtë
u zëvendësua me “Kryqëzimin e duarve
* mbi kokë”, si shenjë e transmetimit të
Shpirtit të Shenjtë nga ana e Apostujve.
Mirua shenjtërohet.
Informacione rreth vendit të
shenjtërimit të Miros, gjatë shekujve të
parë të krishtërimit nuk kemi. Katalogu
më i vjetër i parapërgatitjes së Miros të
Shenjtë i përket shekullit të 8-të dhe
ndodhet në Bibliotekën e Vatikanit. Në
këtë katalog, përveç komponentit bazë që
është vaji, përmenden edhe 12 esenca
aromatike. Gjithashtu, me interes është
edhe katalogu, i cili i përket shekullit të
17-të dhe gjendet në Bibliotekën e Sinodit
të Shenjtë të Moskës. Në këtë katalog,
përveç vajit janë shtuar edhe vera dhe
49 esenca aromatike. Nëpër Arkivat e
Patrikanës Ekumenike gjenden edhe dy
katalogë të pregatitjes së Miros së
Shenjtë. Këta i përkasin viteve 1856 dhe
1865 dhe janë të dekretuar nga dora e
Patrikut Sofroni III.
Në këto katalogje numri i esencave
aromatike është 57. Deshëm të
theksojmë se katalogu i fundit përdoret
deri më ditët tona, si katalogu zyrtar i
esencave në pregatitjen e Miros së
Shenjtë, në Patrikanën Ekumenike.
Shërbesa e përgatitjes së Miros të Shenjtë
gjendet tek Uratorja e Vogël. Për herë të
fundit, Miro e Shenjtë është përgatitur
në vitin 1992 nga Patriku Ekumenik
Vartholomeu i Parë.
Sipas tipikosë që ndiqet në
Patrikanën Ekumenike në të dielën e
Dafinës, Patriku Ekumenik merr pjesë
në Liturgjinë Hyjnore në Kishën
Patrikale të Shën Gjergjit në Konsta-
ndinopojë, i shoqëruar nga Hierarkët e
Sinodit. Në fund të Dhoksologjisë,
Patriku lëçit uratën për fillimin e proçesit
për pregatitjen e Miros së Shenjtë.
Siç është e njohur nga Patrikana
Ekumenike e marrin Miron e Shenjtë të
gjitha kishat Orthodhokse, në shenjë të
besimit të përbashkët e unitetit të tyre.
Nga Andrea Llukani