Përgjigje RTV “Teuta”
“Do të ishte në
nderin tuaj të
sillnit ne ekran
veprimtarinë e
Kishës sonë”
Megjithë respektin që kemi
për televizionin tuaj, si i
pavarur, që bën përpjekje për
të pasqyruar realitetin, e
ndjejmë veten të ofenduar dhe
të prekur, lidhur me emisionin
tuaj të dt. 16.8.1999, ku midis
problemit të njohur çam…
qëndronte një farë Nikollë
Marku, i njohur për ateizmin e
tij, për luftën kundër Kishës
Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, kundër besimit
Orthodhoks…
Do të ishte në nderin tuaj
dhe të televizionit që admini-
stroni, që të jepni mesazhe
bashkëjetese dhe mirëkuptimi
midis feve, ashtu siç edhejanë
realisht; të pasqyroni veprim-
taritë dhe më shumë veprimta-
ritë tona fetare, ndërtimin e
kishave, manastireve, kopshte-
ve, shkollave, klinikave kampi-
ngjeve etj., të cilat janë preze-
nte edhe në qytetin tonë, pro
blemet dhe shqetësimet që ka-
në komunitetet fetare në kthi
min e pronave, kontributin e
tyre në marrëdhëniet me pu-
shtetin lokal dhe jo të sillni në
ekranin e vogël të televizionit
tuaj një person të tillë, të
padëshiruar dhe të mënjanuar
nga vetë besimtarët.
Nuk duam t’i kundërvihemi
atij për argumentat banalë që
paraqiti në televizionin tuaj,
sepse ato janë të njohura… por
duam të pyesim: z. Bashkim, si
u prezantua Nikolla Marku tek
ju si klerik? Kush e ka hiro-
tonisur dhe në cilën kishë të
Shqipërisë, nga cili kryepiskop,
si dhe cilët besimtarë shqiptarë
i dhanë fjalën “I denjë!”, gjëra
që janë rregulla kanonike të
Kishës sonë. Pra, shikoni sa ke-
ni gabuar, pa menduar se ekra
nin tuaj e shohin dhe dinë ta
vlerësojnë mijëra shikues….
Durrës, 17 .8. 1999
Këshilli t Kishës
Orthodhokse, Durrës
Intelektualët Orthodhoksë,
Këshilli i grave
Orthodhokse dhe Rinia
Orthodhokse e Durrësit