Gjenevë – Në mbledhjen e Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave
Në kërkim të asaj që i bashkon të krishterët
– Nga data 26 gusht deri më 3
shtator, në Gjenevë (Zoicër), u mbajt
mbledhja e Komitetit Qendror të
Këshillit Botëror të Kishave, i pari
pas Asamblesë së Harares. Në të
mori pjesë aktive edhe Kryepiskopi,
Prof. Dr. Anastasi, që është anëtar i
këtij forumi drejtues, si dhe z. Jorgo
Papadhopulli, anëtar i stafit të
Akademisë sonë Teologjike, si
obseruator. –
Gjeneva, pjesë e një shteti neutral
në mes të Evropës, në të vërtetë të
krijon mundësinë t’i njohësh e
ndjesh nga afër problemet e gjithë
rruzullit.Organizmat ndërkom-
bëtare, takimet e mbledhjet me për-
faqësues nga të gjitha shtetet të sje-
llin afër, veçanërisht tragjeditë e^
tensionet, të cilat nuk i ka të pakta
ky fundshekulli. Një ndër këto or-
ganizata është edhe Këshilli Bo-
tëror i Kishave, ku Kisha jonë është
anëtarja e vetme nga Shqipëria, që
nga viti 1994, ndërsa Kryepiskopin
Anastas e lidh me të një bashkëpu-
nim e kontribut prej disa dekadash.
KBK ka si synim unitetin e të
krishterëve
Sipas statutit, Këshilli Botëror i Ki
shave është një “…komunitet vëlla-
zëror Kishash, të cilat dëshmojnë
Zotin Jisu Krisht si Zot e Shpëtim-
tar sipas Shkrimeve dhe që përpi-
qen t’i përgjigjen së bashku vokaci-
Pamje e sallës kryesore të mbledhjeve
onit të tyre të përbashkët, për
lavdinë e Zotit të vetëm, At, Bir dhe
Shpirt i Shenjtë”.
Kishat pjesëtare (sot 338), nga
rreth 100 shtete, përfaqësojnë gati
të gjitha traditat e krishtera,
ndërsa ajo Katolike e disa të tjera
janë në rolin e vëzhguesit. KBKba-
shkëpunon me organizatat ndërko-
mbëtare të krishtera në të gjitha
anët e globit. Gjithashtu, Këshilli
Botëror i Kishave ka edhe statusin
e një organizate joqeveritare të
akredituar pranë OKB-së.
Punimet e Konferencës
Duke pritur 158 delegatët e Komi
tetit Qendror, dita e parë e punime-
ve ishte e shënuar nga ndërhyrjet
e Sekretarit të Përgjithshëm, z. Kon
rad Raiser dhe Moderatorit nga
Kisha Armene. Z. Raiser, duke pre-
zantuar mënyrën e re të funksio-
nimit të KBK, bëri një bilanc të
problemeve në gjirin e organizatës
dhe prezantoi linjat e punës për
dhjetëvjeçarin e ardhshëm, duke u
ndalur veçanërisht te promovimi i
një iniciative kundër dhunës.
Dhe do ishte pikërisht lufta kundër
dhunës një nga temat qendrore të
punimeve. Duke nisur nga sesionet
speciale për Kosovën, Afrikën dhe
Indonezinë, e deri tek prania gjatë
(Vijon në faqen 4)
Në kërkim të asaj që i bashkon të krishterët
(Vijon nga faqja 3)
punimeve dhe fjala e përfaqësuesit
të posaçëm të Sekretarit të Për-
gjithshëm të OKB-së për fëmijët në
konfliktet e armatosura, z. Olara
Otunnu. Ndaj edhe u vendos me një
deklaratë të veçantë në fund të pu
nimeve, që synimi i dekadës së ar-
dhshme të jetë “Të kapërcehet dhu-
na”. Ky dhjetëyjeçar, gjatë të cilit Ki-
shat janë të ftuara të reflektojnë
mendimin e krishterë në këtë luftë,
do zhvillohet paralelisht me atë të
Kombeve të Bashkuara, për mbroj-
tjen e fëmijëve nga dhuna.
Por, Konferenca pati edhe mjaft
tema të tjera, si dhe vendimarrjen
administrative. Kështu, mjaft vend
zuri problemi i Komisionit special
për dialogun Orthodhokso-protes-
tant, që do ketë 60 pjesëtarë dhe
do të mblidhet në muajt e ardh-
shëm. Gjithashtu, u diskutua edhe
rreth veprimtarisë së ACT, or-
ganizmit të KBK për emergjencat,
që ka bërë një punë të madhe për
ndihmën ndaj Kosovës, tërmetin në
Turqi, urinë në Korenë e Veriut etj.
dhe do vazhdojë të zërë një vend
qendror në punën e KBK.
U aplikuan edhe rezoluta për
Nigerinë, konfliktin Etopi-Eritre,
statusin e Jeruszalemit, Indone-
zinë etj. Me pranimin e një anëtari
të ri nga Korea, numri i vendeve
anëtare në KBK arriti në 338, si
dhe në 55 këshilla kishash të
asociuara. Gjithashtu u aprovuan
edhe raportet e komiteteve të
Financave, Emërimeve, Çështjeve
Publike, Programimit etj.
E veçantë ishte larmia e metodave
të punës, duke filluar nga sesionet
plenare, padaret (grupe për disku-
timin e temave të ndryshme, sipas
një fjale afrikane), grupeve rajona-
le, grupeve të vegjël të punës, ko
miteteve për çështjet themelore etj.
Kosova -gjithnjë në qendër të
vëmendjes dhe pikë referimi
Një dosje e trashë, me emrin e
Kosovës në kapak, e cila iu shpër-
nda të gjithë pjesëmarrësve, të je-
pte menjëherë ndjesinë, se ajo do
ishte mjaft e pranishme në puni-
met. Në materiale bëhej një për-
mbledhje e punës për të përballuar
krizën dhe pasojat e luftës, ku një
pjesë mjaft e konsiderueshme e
programeve u realizua nëpërmjet
Zyrës Shërbimi i Dashurisë (Diako-
nia Agapi) të Kishës sonë.
Kjo u reflektua dhe në sesionin e
veçantë kushtuar Kosovës, por edhe
në takimin e shtypit me Kryepisko-
pin Anastas dhe funksionarë të
KBK. Ishte e kuptueshme, që si
pyetjet e delegatëve, ashtu edhe tq
gazetarëve u përqendruan tek
Fortlumturia e Tij, i cili në mënyrë
sintetike e të plotë bëri një pasqyrë
të ndihmës të Kishës tonë për refu-
gjatët, impenjim që vazhdon ende.
Rol aktiv i Kryepiskopit gjatë
punimeve
Që në çastet e para, kuptoje se
Kryepiskopi nuk ishte thjesht
përfaqësues i një Kishe anëtare të
KBK. Në çdo hap e kohë atë do ta
ndalonin të njohur të vjetër e të rinj,
të cilët të shprehnin respekt për
figurën e tij, por edhe për kon-
tributin e veçantë prej disa deka-
dash në gjirin e Lëvizjes Ekume-
nike botërore. Të përmendnin
fundin e viteve 60-të, kur godina
sapo ishte ndërtuar dhe Kryepi
skopi Anastas, për një periudhë
kontribuoi aty apo të qenit Modera
tor në Asamble, në shumicën e të
cilave ka marrë pjesë. Gjithashtu,
ai ishte vazhdimisht objekt i inte-
resimit të shtypit, që nga ai lokal e
deri tekBBC-ja etj. Ivaçantë ishte
edhe kontributi në sesionet e
Komitetit Qendror, ku merrte pjesë
aktive në diskutime, duke tërhequr
gjithmonë interesimin e pjesëma-
rrësve për zgjidhjet që propozonte
dhe ndërhyrjet energjike.
E ndjeje këtë edhe kur preza-
ntoheshe si anëtar i Kishës Ortho-
dhokse Autoqefale të Shqipërisë,
emër që ishtë i njohur e i vlerësuar
nga të gjithë, falë rolit dhe figurës
së Fortlumturisë së Tij…
Gazetarët dhe ndjesia e unitetit
Gazetarët zinin një vend të veçantë
në punimet e KBK. Për ta ishin
krijuar të gjitha kushtet për një
punë sa më të efektshme. Duke
nisur që nga vendet e veçanta në
sallën plenare, kompjuterat në
dispozicion, me Imail e Internet,
fakset e telefonat etj.
Të 64 gazetarët e akredituar,
kishin në çdo kohë mbështetjen e
stafit mjaft kompetent të Zyrës së
Marrëdhënieve me Mediat. Karin
Achtelstetter, Sheila Mesa, Libby,
Miriam do te mbeten të paharruar
për të gjithë. Veçanërisht duam të
përmendim edhe fotografin e
kudondodhur Piter Uiliams, i cili
tashmë ka një projekt ambicioz për
një dokumentar për Kishën tonë
Orthodhokse, në bashkëpunim me
televizionin e Zvicrës normande.
Më shumë rreth mjediseve…
Zyrat e Këshillit Botëror të Kishave
janë të vendosura në periferi të Gje-
nevës, mes një mjedisi të gje-
Ibëruar dhe plot lule, pranë shumë
zyrave e instituteve të OKB-së. Ato
ndodhen në një godinë të madhe,
në të cilën përfshihen edhe shumë
zyra e përfaqësi të tjera ekumenike,
si Konferenca Evropiane e Kishave,
Federata Luteriane Botërore, Zyrat
e Patrikanës Ekumenike dhe asaj
të Moskës etj.
Godina me gjithë terrenin përreth
zënë një sipërfaqe prej 34 mijë m2.
Pranë hyrjes përballesh me një sku-
Ipturë impozante në metal, që për-
faqëson një anije, simbol historik i
Kishës që nga shekujt e parë dhe
sot simbol i Lëvizjes Ekumenike.
Holli të çon në disa mjedise mjaft
të gjera e funksionale, duke nisur
nga zona e ekspozitave, koncerteve,
pritjeve, ku edhe pushohet gjatë
pauzave të konferencave. Vend të
veçantë zë kapela ndërkonfensio-
nale, ku zhvillohen lutjet e përba-
shkëta gjatë veprimtarive ekume
nike.. Në të ka edhe mjaft elementë
orthodhoksë, si ikonostasi, dhuratë
e Kishës së Greqisë, i kopjuar nga
një origjinal në mermer i shek. IV,
për të vazhduar me riprodhimin e
Trinisë së Shenjtë të Rubelevit etj.
Në krah të kapelës ndodhët Salla e
madhe e Konferencave. Gjithë muri
përballë derës të saj është i veshur
nga një tapiceri e ardhur nga
Franca, që paraqet Krishtin që
shtrin duar drejt njerëzve.
Në katin e përdhes ndodhet dhe një
librari e pasur. Mjaft nga librat e
sa iu dhuruan Kryepiskopit për bi-
bliotekën e Akademisë Teologjike.
Gjithashtu ka edhe një sallë kine-
maje për 50 vetë, arkiva, studio etj.
Në të dy katet e tjera ndodhen zyrat
e Sekretariatit të Përgjithshëm të
KBK dhe të organizmave të tjera,
salla të vogla mbledhjesh dhe një
restorant për 200 persona. Gjitha
shtu, në një godinë të veçuar, të rre-
thuar nga lulet, ndodhet edhe bi-
blioteka, me më shumë se 100 mijë
vëllime, broshura,.periodikë, që
kanë të bëjnë me lëvizjen ekume
nike, që përbën koleksionin më të
gjerë të këtij lloji në botë…
Gjeneva, një bukuri
që të shqetëson
Zvicra në përgjithësi i ngjan një
parku të madh, ku Gjeneva e liqeni
i saj është një nga perlat më të bu-
kura. Cdo gjë aty është perfekte e
pastër dhe mbart histori. Këtë e
ndjen që në shëtitjen e parë nëpër
qytet, kur gati në çdo rrugë ndesh
fragmente të atyre që ke mësuar në
shkollë a lexuar: Shtëpia ku lindi
Zhan Zhak Rusoi, godina ku nisi rru-
gën Shoqata e Kryqit të Kuq, Shtë-
pia ku filloi mësimet shkolla e parë
në botë për shurdh-memecët, ndër-
tesa e parë e Lidhjes së Kombeve,
shtëpitë ku kanë jetuar sa e sa per-
sonalitete të shquar në ekzil e deri
tek çmimet nobel… Një ndjenjë të
veçantë të krijonte edhe harmo-
nizimi i mrekullueshëm mes godi-
nave të vjetra e strukturave moder-
ne, si dhe shatërvanet e panumërt,
të “prirë” nga hedhja madhështore
e ujit në liqenin e Le-manit.
Do të duhej shumë për të përshkru-
ar emocionet që krijohen, por një-
kohësisht ndjen edhe një ngushtim
në zemër kur kupton se natyra nuk
është treguar me Zvicrën më bujare
se me Shqipërinë… Kanë qenë nje-
rëzit, kultura dhe dëshira e tyre për
punë dhe veçanërisht një klasë dre-
jtuese tepër e përgjegjshme dhe e
aftë që bëjnë diferencën. Dhe ndër-
sa zbret në Rinas, i mbështjellë nga
një re pluhuri, shpreson se një ditë
edhe ne do të mund të ecim në të
njëjtën rrugë, duke nisur së pari
nga ringritja e shpirtrave, ku besi-
mi duhet të lozë rolin parësor.
Thoma Dhima