Përmet
Autoritetet lokale i kundërvihen ligjit
dhe besimtarëve orthodhoksë
Bashkë me objektet e tjera
të kultit, furtuna ateiste e vitit
1967 goditi edhe Kishën Fjetja
e Hyjlindëses, që ngrihej në qen-
dër të qytetit të Përmetit dhe
vendin e saj e zuri një shtëpi ku-
Iture. Me rilejimin e ushtrimit
të besimit ishte një dëshirë e
zjarrtë e gjithë Komunitetit
Orthodhoks të Përmetit, që të
kishin përsëri faltoren e tyre.
Dhe, ajo iu kthye atyre në rrugë
ligjore. Por, si duket kjo preku
interesa dhe orekse për të za-
ptuar truallin e Kishës, interesa
këto të përziera me një frymë
antiorthodhokse të disa për-
faqësuesve të pushtetit lokal
dhe forcave të rendit, që kundër-
shtuan këtë të drejtë të Kishës
sonë në rrugë ligjore, por edhe
me dhunë e kërcënime. Madje,
edhe ndaj klerikëve përmetarë.
Megjithatë u ndoq procedura li
gjore, duke i fituar të gjitha
shkalllët e gjykimit, deri në Ka-
sacion. Madje, nga 13 gushti ka
dhe një vendim të zyrës së për-
mbarimit të rrethit për kthimin
e godinës dhe truallit rreth saj.
Por ligji nuk përbënte prob
lem për ata që ligjin janë më-
suar ta bëjnë vetë. Sërish filloi
dhuna e kërcënimet e shëmtu-
ara nga disa policë (gjithmonë
të njëjtët dhe pa asnjë mandat,
që t’u justifikonte veprimet),
ndaj klerikëve e besimtarëvë, që
kishin nisur të bëjnë shërbesat
në vendin e shenjtë, që sërish u
përkiste. Jo vetëm kaq, por me një
këmbëngulje të çuditshme, filloi
edhe një tentativë e re për të ri-
hapur proçese gjyqësore, të cilët
nuk kishin asnjë bazë ligjore.
Por, siç thamë më sipër, më
shqetësuese se sjellja e ulët e di
sa përfaqësuesve lokalë të pu
shtetit e rendit, është këmbë-
ngulja e tyre për të mos njohur
e injoruar ligjet, veprime që deri
tani nuk kanë marrë asnjë lloj
përgjigjeje nga autoritetet që
ndodhen sipër tyre, duke pri-
shur harmoninë e qetësinë në
qytetin me tradita të Përmetit.