Kori Orthodhoks në Vendet e ShenjtaBotime të reja të Kishës sonë
“Nënë, kujdes!”
Eshtë e vërtetë se edukimi në epo-
kën tonë kalon një krizë. M^gjithë
përparimin dhe zhvillimin e shkencës
pedagogjike dhe psikologjisë fëminore,
sektorët përgjegjës të edukimit, shkolla
dhe familja, hasin shumë pengesa në
veprën e tyre. Dhe kjo, sepse ndërhyjnë
tek realizimi i saj një sërë faktorësh të
tjerë. Mjetet e informacionit, pamjet
dhe në përgjithësi, struktura shoqërore
bashkëkohore krijojnë një sërë pro-
blemesh në edukimin e drejtë të fë-
mijëve, që bëhet gjithnjë e më i vështirë.
Kisha jonë, në përpjekjen e saj për
të ndihmuar prindërit, në veprën e tyre
të vështirë boton dhe këtë libër që
mbani në duart tuaja.
Shkruesi i 10 Çalimeve pedagogjike
(për prindërit) që përfshihen në këtë
libër është episkopi rus Irineu (i
krahinës Ekaterinburg dhe Irbick), që
jetoi në fund të shekullit të kaluar.
Përmbajtja e këtyre fjalimeve të
mrekullueshme, mbushur me vërejtje
të shkëlqyera psikologjike dhe pe
dagogjike, është një udhërëfyes i vogël,
por i pakrahasueshëm për veprën de-
likate të prindërve. Shkrimtari është
njohës i problemeve të edukimit, si dhe
një psikolog dhe edukator i përkryer.
Shprehja e tij është e thjeshtë dhe e
kuptueshme, sa që mund ta ndjekë
kushdo. Dhe me habi vë re, se fjalimet
e tij edhe pas një shekulli nuk e humbën
aktualitetin e tyre. Nuk janë ana-
kronike, sepse frymëzohen nga edukimi
i krishterë dhe problemet e nje-
riut mbeten gjithnjë të njëjta edhe pse
kohët ndryshojnë. Në fund, si shtesë
është vendosur një tekst i këndshëm, që
i rekomandon prindërve disa mënyra
për… të shkatërrruar fëmijën e tyre.
Ju dorëzojmë këtë libër, me urimin
që t’ju ndihmojë në veprën tuaj të
vështirë dhe të bëheni të denjë të shi-
koni fëmijët tuaj njerëz të drejtë dhe
pjesëtarë të gjallë të shoqërisë sonë.
Libri u përkthye nga Nafsika Melo
dhe u shtyp në shtypshkronjën “Ngja-
llja” të Kishës sonë. Prindër, mos nguro-
ni ta bleni. Do të shihni, se sa shpesh
në jetën e përditshme dashuria e tepë-
ruar për fëmijët tuaj ju çon në rrugë jo
të drejta. Dhe gabimet duhet t’i ko-
rrigjoni sa më shpejt, para se veset dhe
sjelljet e këqija të rrënjosen në ndër-
gjegjen e të vegjëlve, vese që është gati
e pamundur të shkulen kur ata të rriten.