“Ndieja se isha rikthyer në shtëpi”
– Intervistë me Protopresviter At Martin Rici, Drejtor Ekzekutiv i Orthodox Christian Mission Center
në SHBA, i cili ka punuar për 6 vjet pranë Kishës sonë –
Cilat ishin përshtypjet
pas një viti largimi nga
Shqipëria dhe pas 6 vitesh
shërbimi këtu?
Ndjenja ime është ajo e
rikthimit në shtëpi. Ishte një
gëzim i madh dhe rifreskim
shpirtëror që erdha tek familja
ime në Krishtin, këtu në Shqi-
përi. Kur kthehesh në një vend,
ku ke jetuar për kaq kohë, të
duket sikur nuk je larguar as-
njëherë. Edhe, duke ecur nëpër
rrugë ndjen shumë emocione
dhe njëkohësisht ardhja këtu
në Kryepiskopatë, udhëtimet,
takimet me Fortlumturinë e Tij
Anastasin, të krijonin ndje-
njën se nuk kisha më shumë se
një javë që isha larguar.
Qe një surprizë e gëzim i
veçantë, që pashë se situata e
vështirë e krijuar pas ardhjes së
refugjatëve u zgjidh kaq shpejt.
Jam shumë i lumtur që pashë,
se Kisha Orthodhokse Autoqe-
fale e Shqipërisë e kaloi edhe
këtë test dhe qe e aftë të jepte
një kontribut të rëndësishëm
në këtë krizë.
Diçka rreth impenjimit
tuaj të ri në SHBA dhe
marëdhëniet me Kishën
tonë…
Jam drëjtor i OCMC, që
është departamenti i misionit
i Konferencës së episkopëve
kanonikë të gjithë Kishave
Orthodhokse të Amerikës.
Përgjithësisht, ajo që bëjmë
është të ndihmojmë kishat
orthodhokse në përhapjen e
mesazhit shpirtëror dhe çu-
arjen e tij në të gjithë botën.
Veçanërisht, në ato zona ku ka
pak të krishterë. Kështu, ne
kemi një aktivitet këtu në
Shqipëri, ku punojmë në
bashkëpunim të ngushtë dhe
nën Kryepiskopin Anastas. Ne
punojmë edhe në Afrikë,.Indi,
Indonezi e shumë vende të
tjera. Eshtë gëzim për mua, si
dishepull i Kryepiskopit
Anastas, të jem tani në këtë
pozicion, ku mund të vazhdoj
në drejtimin që ai më mësoi.
Sa për marëdhëniet me
KOASH; Shqipëria është një
vend, ku është vuajtur shumë,
por që edhe ka marrë, një-
kohësisht bekimin më të madh
në këto kohë moderne. Eshtë
shembull i shkëlqyeshëm i Ki
shave Orthodhokse në të gjithë
botën, se çmund të bëjmë, duke
predikuar Ungjillin, forcuar
Kishën dhe pasuruar njerëzit
me dashurinë e Perëndisë. Kjo
mbetet për ne prioriteti i parë,
një shembull se çfarë mund të
bëjë orthodhoksia në fushën e
misionit dhe të përhapjes së
dashurisë të Jisu Krishtit.
Në fund, diçka edhe për
priftëreshën Urani, që ka
dhënë kaq shumë kontribut
në vendin tonë…
Ajo e ndjen shumë largimin
nga këtu dhe kujton gjithmonë
me dashuri e emocion çdo gjë.
Faleminderit Perëndisë, që ajo
tani po aktivizohet me dashuri-
në e talentin e saj për të ndih-
muar Kishën atje ku jemi, duke
qenë edhe një bashkëpunëtore
aktive e stafit të Qendrës.