EmailFacebookKontakt

Berat – Rikonstruktohet godina e Mitropolisë së Shenjtë

Berat – Kikonstruktohet godina
e Mitropolisë së Shenjtë
Siç shihet edhe në fotografi,
Mitropolia e Shenjtë e Beratit ka
marrë tashmë një pamje mjaft të
bukur. Kjo u bë e mundur me inicia-
tivën dhe fondet e mbledhura nga Krye-
piskopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë,
Fortlumturia e Tij Anastasi. Më parë
ajo ishte shumë e amortizuar dhe ma-
dje, gjatë rilevimeve paraprake u pa
se struktura ishte në gjendje edhe më
të keqe seç dukej. Ndaj, e gjithë go­
dina u prish deri në themele, për t’u
ringritur më pas identike me ekzi-
stuesen, për të mos prishur arki-
tekturën e qytetit. Me këtë ndërtesë
plotësohen me selinë episkopale të gjitha
dioqezat e Kishës sonë.
Godina do të ketë rezidencën e
Mitropolitit dhe zyrat administrative
të Dioqezës, sallë mbledhjesh, mjedise
ndihmëse etj. E gjithë vepra kushtoi
rreth 20 milionë lekë.