EmailFacebookKontakt

Martiri i Madh Evstathi dhe familja e tij

Nga shenjtorët e muajit
Martiri i Madh Evstathi dhe familja e tij (20 shtator)
Gjenerali i pasur romak
Platidha, si rezultat i i mi-
rësisë së tij, pa midis brirëve
të një dreri që gjuante një
kryq të ndritshëm. Kështu u
thirr për t’u pagëzuar nga i
Kryqëzuari. Gjithashtu, edhe
e shoqja, Tatjana, pa një tje-
tër vizion. Pas kësaj të dy pa-
gëzohen dhe marrin emrat
Evstath e Theopisti, kurse
fëmijët e tyre të vegjël –
Agapios dhe Theopistos. Të
nesërmen shenjti, duke u lu­
tur tek vendi ku iu shfaq vi-
zioni, dëgjoi se do të hiqte
shumë, por do të fitonte.
Brenda një kohe të shku-
rtër i vdiqën, si pasojë e epi-
demive, shërbëtorët dhe
kafshët e tij dhe iu vodh
shtëpia. Theopisti e dërr-
muar i kërkoi të iknin pa u
marrë vesh në vendet e she-
njta, por gjatë udhëtimit ka-
piteni i anijes u verbua nga
bukuria e saj dhe kërkoi një
shumë mjaf të madhe për
udhëtimin ose ndryshe t’i
jepej Theopisti. Evstathi i
mjerë proteston, por nuk
kishte çtë bënte dhe, për të
mos u flakur në det, zbriti

Shën Evstathi
duke vajtuar në Virita të Li-
banit, së bashku me fëmijët.
Kur arriti afër një lumi,
Evstathi, pasi çoi njërin djalë
në bregun tjetër, kthehet të
merrte djalin tjetër, por ndër-
kohë sheh se të dy fëmijët ia ki­
shin rrëmbyer një ujk dhe një
luan. Shumë i pikëlluar nga
fatkeqësitë, ai kaloi 16 vjet,
duke punuar nëpër ara. Ndër-
kohë, djemtë kishin shpëtuar
nga kalimtarë të rastit, të cilët
i kishin rritur të ndarë, ndërsa
bashkëshortja kishte mbetur e
paprekur, pasi kapedani kishte

vdekur shpejt.
Një kryengritje e detyroi
perandorin Trajan(98-117) të
dërgojë njerëz për të kërkuar
Platidhën, i vetmi i aftë për të
përballuar situatën dhe ata
e gjejnë! Si komandant ai mo-
bilizoi në ushtri edhe të bijtë,
të cilët, për aftësitë që kishin
i mbajti afër (pa e ditur cilët
ishin). Duke kaluar nga fito-
rja në fitore, mbërriti pranë
shtëpisë së kapedanit të
anijes, ku jetonte Theopisti.
Ajo dëgjoi të bijtë tek trego-
nin historinë që u kishte ndo-
dhur dhe kështu njohën
njëri-tjetrin. Për më shumë,
ajo njohu edhe burrin e saj.
Ushtria feston.
Në Romë fitimtarët i priti
monarku i ri Adriani (117-
138), i cili sakrifikoi më këtë
rast. Por familja e tyre nuk
sakrifikoi. Për këtë arsye iu
lëshuan një luan, i cili nuk i
preku. Mbaruan brenda një
vici të skuqur metalik, por pa
iu djegur as edhe një qime,
siç i ishin lutur Perëndisë.
Më vonë, sipër varrit të tyre
u ndërtua një kishë, që mban
emrin e martirëve.