Eiturqiia Hyjnore
ANA3ORA
Mbas ngritjes lart të zemrave dhe fale-
nderimit ndaj Perëndisë, prifti thotë lutjen
e Anaforës së shenjtë: Në këtë pikë të Litu-
rgjisë Hyjnore, falenderimi i njeriut ndaj
Perëndisë Atit, për gjithçka që Ai ka bërë
në Krishtin dhe Frymën, arrin kulmin e
tij. Njeriu në Perëndinë i kujton të gjitha
gjërat dhe është mirënjohës ndaj Perëndisë.
Përkujtimi dhe falenderimi i tij e çon atë
në praninë e Mbretërisë, tek Froni i Atit,
duke kënduar Himnin Trishenjtor së
bashku me koret e engjëjve (Isaia 6:1-5).
Nëpërmjet Krishtit dhe Shpirtit të
Shenjtë, njeriu i besës transportohet në
frymë, për të qenë me Zotin e tij. Kufizimet
e kësaj jete janë lënë mbrapa nëpërmjet
përkujtimit mirënjohës të Krishtit dhe të
shpëtimit të kryer nga Ai. Kështu, lutja
eukaristike vazhdon, duke e përqendruar
tërë vëmendjen në atë Njeri dhe në atë
natë, në të cilën Biri Hyjnor dha vetveten
si ushqim për besnikët, duke e blatuar
vetveten si therore për jetën e botës.
Edhe ne, o Zot njeridashës, bashkë me
këto fuqi të lumura, thërresim e themi: I
shenjtë dhe i terëshenjtë je, Ti dhe Biriyt i
vetëmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtë. I
shenjtë dhe i tërëshenjtë je dhe
madhështore është lavdia Jote; Ti që e
deshe botën Tënde, aq sa edhe Birin Tënd
të vetëmlindur e dhe, që çdo njeri që beson
tek Ai të mos humbasë, por të këtë jetë të
amëshuar; i Cili erdhi dhe plotësoi gjithë
misionin hyjnor për ne, natën që dorëzohej
ose më mirë dorëzonte veten e Tij për jetën
e botës, si mori bukën në duart e Tij të
shenjta, të pacënuara dhe të papërlyera,
si falenderoi dhe e bekoi, e shenjtëroi, e theu
dhe ua dha nxënësve dhe Apostujve të Tij
të shenjtë, duke thënë:
Merrni, hani, ky është trupi im, që
thyhet për juue për ndjesën e mëkateve.
Amin.
Gjithashtu dhe potirin pas darkës, duke
thënë:
Pini prej këtij të gjithë, ky është Gjaku
im i Dhiatës së Re, që derdhet për juve dhe
për shumë, për ndjesën e mëkateve. Amin.
Duke kujtuar, pra, këtë porosi
shpëtimtare dhe gjithë sa janë bërë për ne,
kryqin, varrin, ngjalljen e triditshme, të
ngjiturit në qiejt, të ndenjurit në të djathtë,
ardhjen e dytë të laudëruar,
Të tuat nga të tuat, Ty të blatojmë nga
të gjitha dhe për të gjitha!
Ndërsa kremtuesi intonon fjalët e
fundit, të cilat shpallin se gjithçka që është
blatuar tek Ati është e tija – sepse çdo kri-
jesë dhe tërë krijimi janë të Tij, së bashku
me Birin e Tij të Dashur dhe me Shpirtin e
Shenjtë, të cilët janë të pakrijuar dhe
hyjnorë – dhuratat eukaristike janë ngritur
dhe lartësuar drejt qiejve. Kjo është shenjë
që besnikët janë lartësuar së bashku me
Zotin e tyre, në Mbretërinë e Perëndisë…
Tani, qiejtë e dheu janë përzier në një
dhe janë mbushur me lavdinë e Perëndisë.
Kohët e kaluara dhe ato të ardhshme janë
bashkuar në një. Nata, darka, kryqi, varri,
ngjallja, ngjitja, mbretëria e ardhshme… të
gjitha janë të shkrira së bashku në
momentin eukaristik të Liturgjisë Hyjnore.
Njeriu është me Perëndinë në një Kungim
Hyjnor që nuk është “i kësaj bote”. Tërë
kufijtë e kohës dhe të hapësirës janë thyer.
Muret e ndarjes janë shembur krejtësisht.
Mëkatet e njeriut janë falur në Krishtin,
janë larë papastërtitë e tij dhe është
shëruar prishja e tij. Natyra e tij e
vdekshme është restauruar në përjetësinë
me Perëndinë dhe njerishmëria e tij e
krijuar, është mbushur me Hyjnish-mërinë
e Pakrijuar të Trinisë së Tërëshenjtë. Tani
ka mbetur vetëm të vuloset ky veprim me
thirrjen e Shpirtit të Perëndisë.
(Vijon)