Në ishullin e metamorfozës…
– Mbresa nga kampingu i rinisë orthodhokse në Zvërnec të Vlorës –
Kur zbret skajeve
jugore të fushës së My-
zeqesë, pa mbërritur
ende në Vlorë, ndeshesh
me një peisazh fantastik
të natyrës. Para syve
plot kureshtje shtrihet
Laguna e Nartës. Dhe
diku, brenda saj ngrihet
më tepër se madhështor
një ishull, Zvërneci, të
cilin të duket sikur e ka
vënë aty një dorë njeriu,
pranë brigjeve më jugore
të Adriatikut. Vende –
vende shkëmbor, ai fiton
shpejt lartësi nga bregu.
Pothuaj, i gjithi i mbu-
luar me qiparisa të lartë
e pisha, që krijojnë një
pyll mahnitës. Mes tyre
ngrihet Manastiri Fjetja
e Hyjlindëses, si dhe me
tej ndodhet edhe Kisha
e Shën Triadhës, që
dëshmojnë, se ai gjith-
monë ka qenë vend rigje-
nerimi shpirtëror.
Për 11 muaj në vit
banorë të vetëm të
ishullit janë pulëbar-
dhat e zogj të tjerë dhe
pemët. Gjithçka ndry-
shon në verë, kur my-
safirë të ishullit janë
dhjetra e dhjetra të rinj
orthodhoksë, që vijnë
aty për kamping, të nda-
rë në dy turne; të gji-
mnazistëve dhe të stu-
dentëve. Mjediset e rino-
vuara plotësisht të ma-
nastirit dhe të përshta-
tura për nevojat e një
numri kaq të madh
njerëzish, të prezantohe-
shin, së pari me dy fla-
mujt e kampingut: ai
Kombëtar, që ngjall at-
dhedashurinë dhe fla-
muri me simbolin e Ki-
shës sonë, që i mbush
shpirtrat me shpresën e
të ardhmes. Pranë tyre
fillonte çdo ditë, me
ngritjen dhe këndimin e
Himnit të flamurit…
Udhëheqës shpirtë-
ror ishte At Theologu,
ieromonak nga Mali i
Shenjtë, të cilin e njohin,
e duan dhe e nderojnë të
gjithë të rinjtë, ndërsa si
nënkryetar Sotiraq Te
rova, mjek i sapodi-
Foto sipër: Tërinjtë gjatë njerës prej shërbesave tëpërditshme.
Poshë: Pamje e pjesshme e kishës dhe e kampit bashkë me
flamujt.
plomuar. Pjesëmarrësit
në kamping u ndanë në
6 grupe, secili me emrin
e një shenjtori shqiptar
ose të martirizuar në ve
ndin tonë. Ndërsa vepri-
mtaritë, si ato shpirtë-
rore dhe zbavitëset, ishin
me të vërtetë të larmi-
shme dhe të programu-
ara e të bashkërenduara
mes grupeve.
Tashmë është evide-
nte, se puna kolosale
dhe të mrekullueshme,
të drejtuar nga Kryepi
skopi Anastas për ri-
ngjalljen e Kishës sonë,
i ka rrënjët tek rinia, si
përçuese e jetës dhe
bartëse e të ardhmes.
Ndaj edukimi zë vend
parësor në Kishën tonë,
për përgatitjen e një
brezi të ri me një jetë
vërtet të krishterë. Edhe
mundësia e pjesëma-
rrjes në këto kampingje
janë fryt i përpjekjeve e
fondeve të siguruara
nga Kryepiskopi; është
pjesë e kësaj vepre ku-
shtuar atyre. Ndaj edhe
qendra e të gjithë jetës
nuk kishin si mos të
ishin shërbesat e bisedat
e përditshme shpirtë-
rore dhe Liturgjitë e
agripnitë në ditët e
shënuara, në të dy ki-
shat e ishullit. E veçantë
dhe e paharruar ishte
agripnia për të kremten
e Metamorfozës së Shpë-
timtarit. Të gjithë së
bashku i drejtuan lutje
Perëndisë, për paqe,
shpresë e dashuri. Këtë
përkushtim nuk mu-
ndën ta zbehin aspak, as
nata e gjatë e as lodhja.
Një traditë janë ta-
shmë edhe gazetat e
murit të kampingut.
Humori i bukur e vë-
llazëror shfaqej natyr-
shëm në to. Gjithashtu,
të gjitha grupet u ftuan
të përgatitnin pjesë të
vogla nga jeta e shenj-
torëve dhe nuk mun-
guan edhe krijimet poe-
tike e këngët për lavdi të
Perëndisë, të cilat pastaj
këndoheshin së bashku.
Mbresëlënëse e të
paharruara ishin edhe
vizitat. Kështu, mes të
rinjve erdhi Mitropoliti
i Beratit, Hirësia e-Tij
Ignati, i cili zhvilloi një
bisedë të bukur me ta,
duke u dhënë guxim e
fuqi për të vazhduar në
rrugën që kanë nisur.
Por, e veçanta dhe e
paharrueshme ishte
ardhja mes të rinjve e
Fortlumturisë së Tij
Anastasit. Ati shpirtëror
i gjithë orthodhoksisë
shqiptare gjendej mes
bijve të tij. Ajo ditë ishte
një bekim i madh për të
gjithë. Në një bisedë
atërore dhe me shumë
thjeshtësi, Fortlumturia
solli mes tyre copëza
kujtimesh nga kampin-
gjet rinore, në të cilat ai
vetë kishte marrë pjesë.
Pastaj, Fortlumturia e
Tij u bëri thirrje për më
tepër iniciativë për ngri
tjen shpirtërore, gjë që
do bëhet e mundur, nëse
do të kemi dashuri, gu
xim, njohuri dhe vetmo-
him. Kryepiskopi vazh-
doi më tej me idenë, se
Kisha është shpresa e ma-
dhe e njerëzimit në botë
dhe, se të krishterët du-
het të jenë faktorë për
ndryshimin e saj, fakto-
rë për metamorfozën e
saj. Vetë Kryepiskopi e
quajti Zvërnecin “ishull
të metamorfozës”, pasi ne
duhet të përpiqemi të
sjellim shndërrim në je-
tën tonë, në shoqërinë
tonë, e cila vuan pasojat
e mëkatit. Ky shndërrim
duhet të bëhet me paqe
e dashuri. E në fund të
fundit, kjo përgjegjësi u
takon të rinjve.
Fundi i kampingut
dëshmoi edhe një herë
miqësinë vëllazërore të
lindur mes të rinjve nga
anë të ndryshme të ve-
ndit. Dhe ata u larguan
nga ishulli të shoqëruar
nga zhurma e krahëve e
zërat e pulëbardhave, që
dukej sikur i përshënde-
snin dhe i ftonin përsëri
vitin e ardhshëm.
Naum Mile,
pjesëmarrës në kamping