EmailFacebookKontakt

Tiranë – cënohet sërish pronësia e Kishës

Vëzhgim
Tiranë – cënohet sërish
pronësia e Kishës
Siç kemi shkruar edhe ne raste të tjera, shpesh
në prona të Kishës sonë ka pasur cënime nga
privatë, por organet kompetente ose kanë qëndruar
indiferente, ose kanë ndikuar negativisht në
zgjidhjen e problemeve të lindura. I tillë është edhe
rasti i fundit.
Në maj, në Tiranë, fare pranë me murin rrethues
të sheshit para Kishës së Ungjillëzimit, ka filluar
të ndërtohet një pallat i ri. Deri këtu asgjë e veçantë,
pasi çdo qytetar mund ta disponojë si dëshiron
pronën e vet. Por, për fat të keq, ky ndërtim po bëhet,
duke cënuar pronën e Kishës, e cila është e blerë
sipas të gjitha ligjeve në fuqi. Pallati 10-katësh, me
lartësi 31.5 metra, po ngrihet vetëm 6 metra larg
pronës sonë, kur leja nr. 44, dt 18 shkurt 1998 e
KRT-së, vë kushti-n që të jetë 10 metra iarg (leje e
firmosur nga vetë z. Brojka). Por, jo vetëm kaq; Në
bazë të ligjit, pallati privat nuk lejohet të ketë asnjë
dritare apo balkon nga ana e pronës së Kishës, por
ky detyrim është injoruar plotësisht, duke dëmtuar
rëndë dhe penguar ngritjen së shpejti në truallin e
Kishës të një kompleksi 7-katësh, për selinë zyrtare
të Sinodit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse
Autoqefale të Shqipërisë dhe qëllime të tjera, si
qendër rinore etj., për të cilin është marë leja, duke
plotësuar të gjitha kriteret që kërkon ligji. Sikur të
mos mjaftonte kjo, në projekt janë bërë edhe
ndryshime të paautorizuara nga Urbanistika, që
cënojnë anën konstruktive, gjë që mund të sjellë
pasoja në të ardhmen.
Pas një ankimi nga Kisha jonë dhe fqinjët, të
cilët cënohen edhe ata, në qershor pati një pezullim,
fatkeqësisht të përkohshëm, të punimeve.
Menjëherë vendin e firmës së parë e zuri një tjetër
(ADRI sh.p.k., me president z. Muharrem Bregu), e
paliçensuar për këtë ndërtim, e cila rinisi me vrull
punimet. Kësaj here edhe autoritetet përkatëse,
pranë të cilave u ankuam, reaguan fare vakët, duke
ia përcjellë njëri-tjetrit “topin” e kompetencave dhe
pa ndërmarrë deri tani asnjë veprim konkret për të
mbrojtur të drejtat tona si pronarë të ligjshëm. Siç
duket, në Tiranë qenka më e lehtë dhe pa probleme
të ndërtosh në mënyrë të paligjshme se sa të
ligjshme.
Duhet thënë, se nuk është hera e parë që cënohet
nga privatë prona e Kishës dhe autoritetet
kompetente i sjellin ankesat vërdallë, pa u dhënë
zgjidhje problemeve. Kështu, në territorin e Kishës
së Ungjillëzimit janë hapur dy dyer, nga një
punishte birre dhe një shtypshkronjë private, në
mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe megjithë
ankesat edhe në rrugë ligjore, në vend të mbyllen
ato, u hap edhe një kalim i tretë dhe autoritetet
kompetente nuk ishin në gjendje ta mbyllin?! Dhe,
kur sheh, se me çfarë lehtësie janë hequr prej tyre
disa qindra kioska e ndërtime të paligjshme, atëhere
të lind me të drejtë dyshimi, se për mbylljen e tre
dyerve që cënojnë pronën e Kishës mungon vetëm
dëshira dhe interesi i tyre.
Korresp. i “Ngjalljes”