Pogon, Gjirokastër
Rigjallërohet tradita
Festimet fetare janë gjithmonë
të bukura e tërheqëse, jo vetëm se
të rikujtojnë traditën, por të mbu-
shin dhe me optimizëm për per-
spektivën e Orthodhoksisë. Kre-
mtimet e 15 gushtit, të së Kre-
mtes së Fjetjes të Shën Marisë,
edhe këtë vit qenë madhështore
në Pogon, sidomos në Sopik, në
Kishën shumë të dëgjuar, me këtë
emër. Liturgjia u zhvillua nga At
Thimio Kallama, me psalt Miço
Karajanin. Të ardhurit në fshat
me këtë rast, ishin aq të shumtë,
si vendas e të huaj, sa edhe oborri
i kishës qe plot. Gëzimi u ndje
edhe në dy pagëzimet që u bënë.
Por, ndërkohë të gjithëve u binte
në sy mungesa e ikonës mrekulli-
bërëse të Shën Marisë, të cilën be-
sëthyer “të panjohur” e vodhën.
Pikërisht, këta besëthyer përpi-
qen sot me forma të ndryshme të
ndërrojnë besimin e të parëve të
tyre, të prishin Orthodhoksinë,
duke përqafuar e propaganduar
për interesa vetiake rryma të
caktuara. Porhistoriatë mëson, se
të tilla përpjekje gjithnjë dësh-
tojnë (siç ndodhi edhe në kohën e
pushtimit turk në Dolivishtë, në
Sopik etj.), sepse fshatarët e kra-
hinës janë të mbrujtur me mësi-
met e Krishtit, kanë besim të madh
në to, nuk shkelin të parët e tyre, e
kështu do u japin dhe këtyre
plangprishësve mësimin e duhur.
Të gjithë kujtonin me respekt
ikonën e historinë e saj dhe ishin të
bindur se ajo do kthehej me siguri.
Për ikonën e Shën Marisë, e
cila ishte e veshur e tëra në ar-
gjend, gojëdhëna thotë: Një njeri
nga Sopiku i Delvinës, i cili vinte
në këto anë për të veruar bagëtitë
e tij, kur po kthehej në tetor për
në fshatin e tij, humbi pelën. E
kërkoi, por s’e gjeti. Kur u kthye
vitin tjetër, e pa pelën me mëzin
e saj, duke kullotur në afërsi, ku
është kisha sot, por që në atë kohë
ishte pyll. Pikërisht në atë vend,
ishte dhe një ikonë. Atëhere, u
ngrit në atë vend një (konizmë)
si shtyllë guri me një kamare, ku
ajo u vendos. Një ditë, tek po ka-
lonte në atë vend Ali Pasha, vuri
re se Shën Maria nga ikona e shi-
konte vazhdimisht, ngado që ai
shkonte. Atëhere pyeti Jani Kono-
min, që e shoqëronte dhe qe nga
po ai fshat: “Pse or bir, më shikon
kështu kjo zonjë e juaj?” Dhe Jani,
i tha: “Diçka kërkon nga ty”. Dhe
Ali Pashai pyeti: “Ç’farë kërkon nga
unë?” Jani iu përgjigj: “Kërkon t’i
bësh shtëpinë, se është pa shtëpi”.
Atëherë, Aliu dha urdhër që të
ndërtohej kjo kishë, e cila sot është
kisha qendrore e fshatit. Ikona,
sipër veshjes prej argjendi ka këtë
shënim me shkronja greke të më-
dha: “Me kujdesin e zotit Anagnost
Ikonom Papa Janit. 1836.”
Edhe në fshatrat e tjerë, të
ardhurit vajtën në kishë, ku
ndezën qirinjtë e diskutonin për
këtë festë të madhe. Në Skore,
megjithëse nuk u meshua me
prift, kisha u mbush plot e përplot
me të ardhurit nga emigration!
dhe u dëgjuan me respekt kë-
ndimet fetare të besimtarit të
njohur Apostol Naka dhe të Kri-
stofor Kacanos. Më vonë, në she-
shin para kishës u gëzuan duke
kujtuar dhe festime të veçanta;
ndërsa si grup u bënë vizita tek
ata që festonin.
K.