EmailFacebookKontakt

Nuk ka asgjë më të keqe se blasfemia

Nuk ka asgjë më të keqe se
blasfemia. Asnjë mëkat nuk
krahasohet me të. Njeriu që
blasfemon Perëndinë ngjan me
një të çmendur. Ai sillet më keq
se ata që e kanë humbur lo-
gjikën. Blasfemia nuk njollos
vetëm shpirtin, por edhe gju-
hën që i nxjerr ato fjalë. Janë
disa njerëz, të cilët sapo bëjnë
ndonjë gabim ose sëmuren e
kanë dhimbje, menjëherë bla-
sfemojnë. Me këtë mënyrë ve-
çse as gabimin nuk e ndreqin
me sharjen e tyre, dhe as
dhimbjen nuk e qetësojnë dhe
për më tepër humbasin edhe
durimin.
Pa thuamë, o njeri, për
ç’arsye blasfemon dhe nxjerr
nga goja fjalë të këqia? A mos
dhimbja të bëhet më e lehtë?
Vallë, guxon të sakrifikosh
shpëtimin e shpirtit tënd, për
të arritur ngushëllimin e dhi-
mbjes së trupit? Ç’bën, o njeri!
Shpëtimtarin e mbrojtësin tënd
blasfemon? Anuk e ndjen se po
shkon drejt greminës dhe po e
çon veten në shkatërrim? Djalli
sajoi gjithçka, për të të zhytur
edhe më keq. Dhe, nëse sheh që
ti me dhimbje blasfemon, me-
Nga Shën Joan Gojarti
njëherë do të ta shtojë atë, deri
sa të të zhysë në dëshpërim.
Por, nëse sheh që qëndron me
burrëri, duke falenderuar
Perëndinë edhe kur dhimbjet të
shtohen, atëhere largohet me-
njëherë, sepse më kot u mu-
ndua. Pra, në çastet e vështira,
në vend të blasfemosh, duhet
të falenderosh. Hapja zemrën
tënde Zotit, lutju me forcë, duke
e falenderuar Perëndinë.
Falenderimi është një thesar i
madh, një armë e fuqishme.
Ndërsa, duke blasfemuar
vetëm humbasim…
Nëse falenderoni Perë-
ndinë, shpirti juaj do të ketë
dobi dhe do të grumbulloni një
pasuri më të madhe, përdëlli-
min e Perëndisë. Por, në qoftë
se blasfemoni, veç atyre që hu-
mbët do të humbisni edhe
shpëtimin tuaj. Gjithashtu, as
varfëria nuk duhet të bëhet
shkak që të blasfemoni. Pra,
nuk duhet që të na detyrojnë
për të blasfemuar as varfëria,
as sëmundja e as çastet e vë-
shtira, sepse mungesa e shpre-
sëtarisë na shpie në blasfemi e
në çdo të keqe.
Sa herë që gjuha të guxojë
të thotë ndonjë fjalë të keqe,
kafshoje fort me dhëmbë. Eshtë
më mirë që të rrjedhë gjak, se
sa një pikë uji më vonë, e të mos
mundet të të ngushëllojë. Eshtë
më mirë që të mbeteni me
dhimbjen e përkohshme tani,
se sa me dënimin e mëvon-

shëm.
Thonë, se dikur Demosteni
e kishte për zakon të ecte, du­
ke tundur supin e djathtë. Por
arriti ta mposhtte këtë zakon
në këtë mënyrë: Vari disa thika
dhe kalonte nën to. Kështu, nga
frika se mos shpohej u çlirua
nga zakoni i keq.
Këtë gjë përpiquni të bëni
edhe ju. Të kafshoni vazhdi-
misht gjuhën tuaj. Dhe në vend
që të vendosni thika sipar saj,
vendosni frikën e dënimit të
Perëndisë dhe patjetër do të
fitoni.
Përgatiti Andrea Llukani